Komisioni hetimor për Presidentin Meta/ ISP publikon dokumentin: Drejtuesi nuk ishte në dijeni të faktit se…

Jul 13, 2020 | 17:16
SHPËRNDAJE

Komisioni hetimor parlamentar  për veprimtarinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta edhe në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese mbylli sot punimet, ndërsa më 20 korrik, Parlamenti do të miratojë aktin final.

vlcsnap-2019-07-15-20h02m26s186

Komisioni ka zhvilluar prej rreth një vit punën e tij, por sot miratoi edhe dy relatorë, megjithëse edhe një vit më parë i kishte miratuar.

Sipas Institutit të Studimeve Politike, më 11 korrik 2019, janë miratuar relatorët, Halit Valteri dhe Alket Hyseni, ndërsa në mbledhjen e sotme është miratuar prapë Valteri nga opozita, ndërsa në vend të Hysenit është emëruar deputetja Klotilda Bushka.

Reagimi i plotë i ISP-së:

Punët serioze kërkojnë sjellje serioze institucionale! Në parlament sot mbylli aktivitetin e tij hetimor Komision për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës. Tani mbetet që më 20 korrik të kalohet raporti final dhe pas ca ditësh edhe në seancë plenare.

Në historikun e parlamentit ky është Komisioni i parë parlamentar për shkarkimin e një Presidenti dhe si i tillë duke qenë objekt i rëndësishëm referimi e studimi në të ardhmen, do të duhej të kishte objekt të qartë, prova të forta, aktivitet profesional, vendimmarrje kushtetuese dhe solemnitet maksimal institucional. I pati këto cilësi? Të gjithë kemi një opinion, me siguri, vetm një pakicë mund të jetë pohuese.

Vendimmarrja e shkruar ende nuk ka ardhur, pavarësisht se jo zyrtarisht vendimi dihet dhe është përcaktuar menjëherë pas daljes së opinionit të Komisionit të Venecias. Por një detaj simbolizon edhe cilësinë e punës së këtij Komisioni: në mbledhjen e sotme të Komisionit drejtuesi i tij nuk ishte në dijeni se përpara një viti ai dhe Komisioni ishin caktuar dy relatorët e çështjes.

Në këto rrethana Komisioni me votim në mbledhjen e sotme datë 13 Korrik 2020 votoi caktimin e dy relatorëve për raportin përfundimtar, konkretisht, znj. Bushka dhe z.Valteri! Ironia është se ky vendim për dy relatorët (Hyseni dhe Valteri) është marrë njëherë në mbledhjen e parë të këtij Komisioni më 11 korrik 2019, pra një vit më parë. Foto ilustruese është procesverbali i korrikut 2019! Përsëritja është nëna e dijes, por jo gjithnjë dhe asnjëherë në aktet zyrtare!

108293755_3160887207287610_1919986992604419060_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura