Komenti i Ramës për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, Paloka: Palaço kryeministër, i nxit vetë kriminelët

Aug 30, 2018 | 18:01
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas komentit te kryeministrit Edi Rama per sulmin me arme nga persona te paidentifikuar ndaj gazetares se kronikes Klodiana Lala.

“Palaco kryeminister, “jam i tronditur” thote, nderkohe qe ne vete te pare i nxit kriminelet jo vetem te kercenojne por dhe te eliminojne kundershtaret e tij qofshin ata opozitare ne politike, gazetare apo qytetare te thjeshte…, thote demokrati.

auto_paloka15242599151524259919

Statusi i plotë i Palokës

Palaco kryeminister, “jam i tronditur” thote, nderkohe qe ne vete te pare i nxit kriminelet jo vetem te kercenojne por dhe te eliminojne kundershtaret e tij qofshin ata opozitare ne politike, gazetare apo qytetare te thjeshte…
Shume nga qytetet kryesore te vendit sot (Shkodra, Durresi, Elbasani, Vlora…) me bekimin e Rames, jane teresisht nen terrorin e bandave qe njihen mire nga gjithe qytetaret sepse kane qene ne krah te Rames per ta sjelle e per ta mbajtur ne pushtet.

Sot keto banda , bredhin me makinat e blinduara me te cilat jane pajisur me firmen e qeveritareve, shpesh te shoqeruara nga furgonat e “policise bande” dhe vrasin, perdhunojne e gjobisin , per hesap te tyre dhe te qeverise. Cdo akt jo vetem me bekimin por dhe mbeshtetjen dhe nxitjen direkt te Rames.

Atij qe mendon se ata qe nuk i blen dot mund ti nenshtroje te gjithe me dhune dhe presion.

Mund ti nenshtroje nje pjese, por kurre te gjithe. Do te mbeten gjithnje mjaftueshem shqiptare per ti treguar vendin atij dhe plehrave me te cilet atij i duket vetja i forte. Asnje diktator, asnje bande , asnje kriminel , nuk eshte me i forte se bashkimi i gjithe atyre qe nuk e pranojne me kete realitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura