Komenti i djalit të Brad Pitt dhe Angelina Jolie ‘shkatërroi’ përfundimisht zemrën e Jennifer Aniston

Aug 24, 2020 | 13:10
SHPËRNDAJE

67031a93-fe63-42a3-b153-adbfa832a4ee

Kur Angelina Jolie dhe Brad Pitt u takuan për herë të parë gjatë xhirimeve të “Mr and Mrs Smith” në 2004, menjëherë e kuptuan se kishte kimi mes tyre.
Sipas “Mirror”, të dy kanë pranuar se janë dashuruar gjatë xhirimeve, edhe pse Brad ishte i martuar me Jennifer Aniston.

94a90985-ef8f-4e45-b949-824d5f547dea

Por, pavarësisht thashethemeve për një lidhje mes tyre, Brad dhe Jennifer u shfaqën bashkë në premierën e “Troy” në maj të vitit 2004 në Los Anxhelos, si dhe tek “Emmy” në shtator të po të njëjtit vit.

6c1d4c18-a747-4c14-9b66-90be734d302e

Pa qenë në dijeni të asaj që po ndodhte, Jennifer foli për “Guardian” për rinovimin e shtëpisë së tyre të ëndrrave dhe për planet që kishin për ta mbushur atë me fëmijë.

9816a857-85bb-44ec-afcf-6acec446acf0

“Unë e dua shtëpinë time. E adhuroj atë. Është shumë simbolike për mua. Zgjati 2 vite për t’u realizuar,”- tha ajo dikur.
36-vjeçarja më pas pranoi se mezi priste të bëhej nënë.

“Ka ardhur koha. Ju e dini, mendoj se mund të punohet me një fëmijë, unë mendoj se mund të punohet shtatzënë, mendoj se mund të bëhen të gjitha. Kështu që me të vërtetë po pres me padurim që të bëhem nënë,”- shtoi ajo .
Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi, pasi Brad i dha fund martesës së tyre dhe u martua me Angelina, gjashtë vjet më parë.

Por edhe më shkatërruese ishte shpejtësia e romancës së tyre të re, pasi Anxhelina mbeti shtatzënë me Shiloh.

0f7ff007-58a4-4a8d-a3e2-6827ace3425a

Ajo që përfundimisht i theu zemrën Jennifer-it ishte një koment i ëmbël nga djali i birësuar i Angelina-s, Maddox, i cili tani është 19 vjeç.

“Asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja se Mad do t’i duhej një baba. Dhe që babai do të ishte ky njeri që sapo takova,”- i tha Angelina “Vogue” në 2007.

“Derisa unë u njoha me Brad dhe kuptova se ai është një baba i mrekullueshëm. Dhe ne ia lamë në dorë Mad, i cili një ditë mori vendimin. Ai thjesht e quajti atë baba. Ishte e mahnitshme. Ne po luanim me makina në dyshemenë e një dhome hoteli, dhe të dy e dëgjuam çfarë tha dhe nuk thamë asgjë, thjesht pamë njëri-tjetrin. Ky ishte momenti kur ai vendosi që të gjithë ne të ishim një familje,”- shtoi ajo.

Brad dhe Jennifer u ndanë në vitin 2005. Tre muaj më vonë ai u fotografua gjatë pushimeve me Angelina dhe Maddox. Angelina njoftoi se ishte shtatzënë për herë të parë në janar të vitit 2006.

Fatkeqësisht, edhe kjo martesë mori fund në vitin 2016 dhe dyshja ende vazhdon të ketë probleme me kujdestarinë e fëmijëve në gjyq.

98ef02b4-369a-4560-b102-23b9a51823bd 9042084f-3848-46d9-877d-258562d141cb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura