Komentet që ‘ndezën’ rrjetet sociale, ‘kush masturbohet, do takohet me duart shtatzanë në jetën e përtejme’

May 25, 2015 | 17:15
SHPËRNDAJE

Komentet e nje muslimani te vetequajtur “televangelist” (përdorimi i televizionit për të komunikuar krishterimin, sipas Wikipedia) se burrat qe masturbohen do të takohen me dorën e tyre “shtatzënë në jetën e përtejme”, ka nxitur komentet tallese ne rrjetet sociale.

Mücahid Cihad Han, foto e publikuar nga “Hyrriet”

Sipas “Hyrriet”, i vetëquajturi televangelist, Mücahid Cihad Han, iu fut disa çështjeve delikate kur dje, iu desh t’i përgjigjej pyetjeve të shikuesve në stacionin televiziv privat “2000 TV”.

Mediat turke shkruajne se Han fillimisht dukej në mëdyshje se çfare te thoshte kur një shikues tha se “ende masturbohej” edhe pse ishte i martuar.

Pas përsëriti pyetjen disa herë, Han pohoi se Islami ndalon rreptësisht masturbimin te cilin e cileson si akt “haram” (gje e ndaluar).

“Për më tepër, ..ata që kanë marrëdhënie seksuale me duart e tyre do t’i takojne ato shtatzëna në jetën e përtejme” tha Han, duke iu referuar asaj që ai pretendonte të jetë një thënie e Profetit Muhamed.

Por a është masturbimi i ndaluar në Islam?

“Istimna”, termi arabisht për masturbimin qe Han gjithashtu iu referua, është një çështje e debatueshme në fenë Islame, pasi ka pasur mendime të ndryshme mbi lejueshmërinë e tij gjatë gjithë historisë. Kurani nuk ka asnjë referencë të qartë për masturbimin, shkruan “Hyrriet”.

Han, i cili ka më shumë se 12.000 ndjekësit në Twitter, u vu ne qender te talljeve ne mediat sociale sot, pasi gazeta botoi komentet e tij.

“A ka ndonjë dorë-gjinekologjike në jetën e përtejme? A lejohet aborti atje?”, ishin vetem disa nga pyetjet e mijera komentuesve ne Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura