“Komentet negative për Mark Frrokun më bënë për qetësues”- Rudina Dembacaj tregon a u lidh me ish deputetin për pasurinë e tij: Është princi i Pukës dhe …

Mar 16, 2020 | 12:40
SHPËRNDAJE

Jeta private e Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendies së mediave për shumë kohë. Kjo pasi moderatorja i dha fund martesës së saj së saj të shumë përfour me Aleks dhe u lidh me ish deputetin Mark Frroku.

Mirëpo kjo nuk është pritur mirë nga disa ndjekës të Rudinës, që i kanë bërë komente negative për zgjedhjen e saj.

Moderatorja pranoi se komentet e ndjekësve në rrjetet sociale e bënë të ndihej keq dhe ishte gati të merrte qetësues, por në fund vendosi vetëm të buzëqeshte pasi ishte vendimi që kishte marrë vetë.

“U konsumuan ndjenjat dhe vendosëm të divorcoheshim. Më përpara kuptova se kisha rënë unë brenda me të. Nuk e kuptova nga Marku se ai më donte. Ndodhi shumë gradualisht, as vetë nuk e kuptova. I bllokova komentet në Instagram sepse nuk isha ndeshur me atë lloj negativiteti. Ditët e para kisha shumë rrahje zemre, në fund të ditës së dytë mendova të merrja qetësues. Shkova në farmaci të merrja qetësues sepse gjithë ky negativitet filloi të më shqetësonte shumë. Hapa derën e farmacisë dhe i thashë farmacistes dua një kolinoz. Thashë vetëm do buzëqesh sepse në fund të fundit kam bërë atë që dua, punë e madhe se çfarë mendojnë të tjerët,”- tha ajo e ftuar në “E Diell”.

Ndërsa përsa i përket thashethemeve se është lidhur me ish deputetin për lekët e tij, Rudina i mohoi duke thënë se e do atë dhe fëmijët e tij.

Rudina Dembacaj“Po ta dinin njerëzit se leku nuk puthet dhe përqafohet nuk do të ishin kaq ziliqarë për lekun. I kam dhënë provat që kam shije. Mekaniku është goxha çun, Aleksi edhe Marku që është një super burrë.”

Ervin Kurtin: Nuk i do lekët e Markut?

Rudina Dembacaj: “Unë dua Markun dhe fëmijët e tij. Ai punon shumë për të arritur të ardhurat e veta. Unë punoj shumë për të arritur të ardhurat e mia. Meqë Marku ka më shumë të ardhura se unë kjo nuk sjell asgjë të keqe, por vetëm të mira. Jemi 50 me 50 sepse jemi me ortakë ligjorë tek restoranti. E mëson goca si të më bëjë dhurata sepse nuk di të bëjë. Marku ma ka thënë që se ka menduar kurrë se do lidhej me dikë që ka lidhje me televizionin, një aktore që vishet me transparente dhe njeri pa filtra. Por ka kuptuar natyrën time dhe e ka pranuar. Nuk jam xheloze fare për të. E di që e gjuajnë sepse është akoma seksi. Nëse nuk e gjuajnë do bëhem merak. Nuk ia prek telefonin. Mi tregon dhe më bën të qesh. Marku është princi i Pukës dhe i zemrës sime.”

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura