Komentet kundër në Facebook/ Hervin Çuli: Horror! Më kanë shkruar se do më lënë shtatzënë edhe vajzën

Jun 14, 2018 | 11:17
SHPËRNDAJE

Një status në Facebook i drejtorit të teatrit Hervin Çuli, ku sulmonte aktorin Mirush Kabashi, ngjalli shumë debat në rrjet.

Të shumtë ishin ata që i dolën kundër Çulit, duke mbështetur aktorin e njohur, dhe madje arritën deri aty sa e kërcënuan me jetë drejtorin e teatrit, të paktën siç thotë ai.

Pikërisht në lidhje me këtë situatë, Çuli ka postuar një tjetër status, ku shpreh revoltën e tij, për të gjithë ofendimet që i kanë ardhur.

hervin-culiiii

Postimi i plotë

Miq! Sot në faqen time në Facebook, por dhe në disa portale dhe ndonjë status prej karagjozi  për përhershëm, jam sharë e kërcënuar nga një lukuni banaliteti.  Nuk kam parë një urrejtje të këtij lloj përveçse në një kulturë tashmë e përcaktuar talebanizmi politik. Bëra një status ironik për një djalë që foli dhe shau në protestë teatrin, shau me mllef dhe pa asnjë argument, siç ndodh rëndom sot. Kaq! Pas kësaj nuk ka fjalë që përmban arsenali i vulgut të rrugës që nuk jam sharë e kërcënuar familjarisht. Pastaj turma shpiku gjoja një kontraditë timen me aktorin Robert Ndrenika, që pasi bën like statusit tim, më ngacmon me një batutë dhe unë ia kthej siç ngacmohemi gjithmonë. O tmerr! Pas kësaj dhe vajzën time 6 vjeçe më kanë shkruar se do ma lënë shtatzënë.  Dhe përreth shoh se si kënaqen hijenat nga ky horror, qelbësira dhe karagjozë FB-je që të vetmin argëtim kanë të mallkojnë jetën e atij tjetrit që nuk është si ai. Si ka mundësi që e mbollëm farën e urrejtjes deri në masakës, o zot, ku jetojmë! O zot me kë bashkëjetojmë!

2d0a9764-9b17-4781-ab42-872b71d43dea

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura