Komedia “Duke edukuar Ritën”/ Eros, ironi, ambicie në teatrin veror të Universitetit të Arteve

Jul 27, 2021 | 15:00
SHPËRNDAJE

aed9bed4-cdfc-4716-82ee-e5a4da6ec286

Në datat 30 dhe 31 korrik, ora 21.00, nga Teatri Shëtitës Çajupi, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve, spektatori do të ketë mundësinë të ndjekë komedinë e rrallë, “Duke edukuar Ritën”.

Ky është rasti që me regjinë e Kiço Londos, në nje hapsirë të shfrytëzuar shumë mirë të shihni Mehmet Xhelilin, pedagogun e alkolizuar të Ritës në nje interpretim tepër të këndshëm.

Ai vjen i zgjuar, i rrjedhshëm, që e mban veten me të madhe e që të mbyt me fjalë, por qe gjendet në zbrastësinë e shpëlarë me të cilën shfaqet në fillim e që më pas bie në dashuri të thellë me studenten e tij.

Interpretimi i Laura Nezhës bëhet më i fuqishëm me zhvillimin e shfaqjes.

Gjallëria e Laurës në pjesën e parë, është një prekje tepër organike. Në pjesën e dytë të shfaqjes personazhi i Laurës bëhet më i mprehtë, më i urtë e i rrumbullakosur mirë.

Drejt finales interpretimi Xhelili- Nezha bëhet gjithnjë e më shumë prekës dhe përfshirës, pa humbur asnje nga tiparet e zgjuara e me dritë të karaktereve që çifti interpreton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura