“Kombi shqiptar të mbrojë shtetin nga shkatërrimi”- Meta publikon mesazhet e ekspertit gjerman: Paratë e europianëve për Reformën në Drejtësi janë tretur

Feb 22, 2020 | 21:36
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në Twitter, reagimet e Këshilltarit ekonomik pranë CDU-së, Martin Henz, i cili vë alarmin për gjendjen, sipas tij, ku ndodhet vendi ynë.

Sipas Henz, Mosfunksionimi i gjykatave krijon një emergjencë shtetërore në Shqipëri, ndërsa ka reaguar ashpër edhe ndaj ministres së Drejtësisë, Etlida Gjonaj, për të cilën shkruan se ka shkelur kushtetutën.

meta

Më tej, eksperti gjerman i ka bërë thirrje shqiptarëve për mbrojtjen e shtetit, duke theksuar se  “paratë e taksave evropiane për reformën gjyqësore janë tretur”

Postimi në twitter:

Si evropianë, kemi një problem në rritje me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila mban përgjegjësinë politike për shkeljen e përhershme të kushtetutës shqiptare. Një sjellje masive, e dënueshme, antikonstitucionale. Një sjellje e papranueshme. Kjo është me të vërtetë pengim i drejtësisë dhe një sulm ndaj shtetit shqiptar.

Asaj i mungon një kuptim i sundimit të ligjit; ajo duket se nuk e ka mësuar ligjin kushtetues në universitet.

Mosfunksionimi i gjykatave, kaosi antikushtetues në pushtimin e gjykatave, për shkak të destabilizimit absolut të ekonomisë, emigrimi i të rinjve të Shqipërisë krijon një emergjencë shtetërore.

Mungesa e respektit, deklaratat fyese nga e ashtuquajtura Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndaj Presidentit Meta, i cili ndërhyri në pavarësinë gjyqësore, janë probleme të tjera ligjore. Ajo tregon mospërfillje të plotë për rendin juridik dhe shtetëror. Kjo merr një dimension gjithnjë e më të madh antidemokratik. Kombi shqiptar duhet të reagojë në kuptimin e një demokracie të fortifikuar shqiptare dhe të mbrojë shtetin e saj nga ky shkatërrim. Paratë e taksave evropiane për reformën gjyqësore janë tretur

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura