VIDEO/ “Kombëtarja jonë e ha në fund të lojës dhe ne themi…”- Shihni si reagon Rama kur fëmija i çon lule  

Apr 14, 2021 | 17:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, nga Peshkopia ku është ndalur ditën e sotme, tha se PS duhet ta marrë edhe një mandat të tretë jo për të, por për fëmijët e shqiptarëve.

Rama theksoi se Shqipëria nuk duhet të kthehet më mbrapa, se do ishte njësoj si me kombëtaren shqiptare që sa herë ha gol në minutat e fundit themi “mos edhe këtë herë”.

Rama: Ne po vëmë bazat dhe mbi to po ngjitemi. Jemi në momentin më kritik kur duhet vetëm vendosmëri, kur vetëm duhet vazhduar, jemi në atë moment kur vetëm e kemi ngrënë disa herë. A ju kujtohet sa herë edhe kombëtarja jonë e ha në fund të lojës edhe themi mos edhe këtë herë se jemi në atë moment kur duhet të vazhdojmë dhe të ngrihemi e të besojmë se maja që duket më lart sa më shumë afrohesh se këmbët kanë filluar të lodhen është në dorën tonë e arrijmë apo jo. Në 25 prill është në dorë tuaj, mandati i tretë nuk është për mua, harrojeni Ramën. Mandati tretë është për fëmijët e këtij vendi.  

Në një moment një fëmijë ngjitet në podium dhe i çon kryeministrit një tufë me lule, të cilën ai ‘nuk e mirëpriti’. Ai kërkoi që ky zakon të hiqet.

Rama: Po këtë zakon që i sillni lule udhëheqësit pse nuk e hiqni, po ç’është ky zakon. Po i jepen lule një burri. Ti je në rregull xhan se kam me ty, por më çmendën këta. Aurora hajde merri këto zemër. Ku keni parë ju që t’i shkosh një burri dhe t’i japësh lule. Jo e kanë nga ajo e vjetra që udhëheqësit i japin lule, o zot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura