Kombëtarja i shton “hallet” Shehit, dëmtohet edhe mesfushori

Sep 9, 2018 | 12:14
SHPËRNDAJE

Skënderbeu është duke vazhduar i qetë përgatitjet, ndërsa kampionati është pushim deri në fundjavën e ardhshme për shkak të ndeshjeve të Kombëtares. Korçarët e kanë nisur mirë këtë sezon ku kanë grumbulluar shtatë pikë me dy fitore dhe një barazim në tre takimet e para.

gavazaj jr

Të mërkurën, korçarët do të luajnë ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë në transfertën e Koplikut ndaj Veleçikut. Një ndeshje ku trajneri Orges Shehi do të ketë mundësinë që të aktivizojë futbollistët që nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion. Zenel Gavazaj është një ndër lojtarët që ende nuk kanë debutuar te skuadra korçare. Vëllai ish-mesfushorit të Skënderbeut, Enis Gavazaj, do ta shtyjë për një datë më të vonë debutimin e tij te skuadra e tij më re. 18-vjeçari është dëmtuar gjatë ndeshjes miqësore Shqipëri U19-Islandë U-19. Djaloshi nga Prizreni ka pësuar një frakturë në gishtat e dorës dhe me siguri do të mungojë për disa javë. Pritet që në takimin e parë ndaj Veleçikut, tekniku Shehi të hedhë në fushë lojtarët e rinj që nuk kanë pasur mundësi të luajnë në takimet e deritanishme në kampionat.

skenderbeu

SKUADRA
 – Ndërkaq, për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit, Skënderbeut do t’i mungojë edhe Leonit Abazi, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e kaluar ndaj Laçit. Ndërkaq, klubi po pret një mesfushor brazilian. Presidenti Ardjan Takaj deklaroi se do të vinte para 3 ditësh, por duket se ende nuk kanë mbyllur marrëveshjen. Pritet që lojtari të mbërrijë pas disa ditësh në Korçë dhe të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajneri Shehi. Skuadra do të vazhdojë edhe këto ditë me seancat stërvitore dhe më pas do të luajë të mërkurën ndeshjen e parë në Kupë.

Llazi Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura