Kombëtarja e Bogdanit triumfon në miqësore, vendos goli i talentit të Tiranës

Sep 8, 2018 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani mposhti në miqësore Islandën U19 me rezultatin 1-0 falë golit të sulmuesit të Tiranës, Ernest Muçi. Ishte pikërisht Muçi që me golin e tij në minutën e 91-të i dha fitoren kuqezinjve në “Roza Haxhiu”.

Shqiperia U19

Kujtojmë që sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës edhe Kategorinë Superiore me Tiranën në sfidën ndaj Kukësit, duke shënuar golin e parë për bardheblutë në këtë sezon.

Edhe pse miqësore, sfida ishte e aspër dhe më shumë kartonë, teksa Islanda e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak. Duhet theksuar se Shqipëria luajti më mirë dhe e kërkoi më shumë fitoren që erdhi falë golit të Muçit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura