Agron Malaj, ish-komandant i grupit të zjarrit të Gardës së Republikës më 21 janar ka folur sot në “Real Story” duke sjellë një tjetër këndvështrim të asaj dite.
Ai shpjegon se si u thye perimetri i parë i sigurisë, si ndodhi hapja e derës dhe deri tek tërheqja e një pjese të efektivëve.
Gjatë hapjes se portës pati një gabim, pasi as nuk u hap nga protestuesit, por nga fotografi i gardës, për të dokumentuar veprimet e protestuesve, më pas në rrëmujë ngeli ashtu dhe u shty nga protestuesit.
1 porta,
2 teli me gjemba,
3 pedana
Kur u hap dera në kryeministri, pati dyndje dhe veprimtari të armëve të zjarrit, dhe goditje me gurë nga protestuesit, një pjesë e madhe e efektivëve u larguan nga pozicionet e tyre, për tek Ministria e Financave dhe mbetëm rreth 17 veta. Pse ikën ata, është përgjegjësia e tyre.
Braktisja e pozicioneve shumë e shëmtuar dhe duhet të kishte hetim. Pati problematika edhe tek trupat e FNSH, sepse me gjithë agresivitetin e turmës nuk justifikohet braktisja e pozicioneve… Garda ka një shërbim analize dhe shërbim mediash që filmon tërë veprimtarinë e një operacioni. Dhe është sektori i analizës që bën analizimin e gjithë ngjarjes. Duhen ta kenë bërë… Po ne nuk kemi informacion.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al