Kolonelit të Detit nuk i del inati me Ferit Hoxhën, ja çfarë shkruan për kryenegociatorin e 2009-s

Feb 25, 2018 | 14:20
SHPËRNDAJE

Myslim Pasha, Koloneli i Detit, i cili rrëzoi me argumentet e tij marrëveshjen e detit të 2009-ës me Greqinë, shpreh zhgënjim për ngritjen në karrierë diplomatike të kryenegociatorit të paktit detar të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

myslim-pasha

Sipas Pashës, në 2009-ën, kryenegociatori shqiptar i marrëveshjes deklaroi se Shqipëria nuk ka humbur asnjë milimetër det.

MYSLIM PASHA

Ditë më parë lexuam në mediume se kryenegociatori i marrëveshjes së parë detare midis Shqipërisë dhe Greqisë shkonte në një mision dhe detyrë të re, në UNESCO. Domosdo, se lajmi jepej me nënkuptimin e ndjeshëm të këtyre ditëve. Nuk u ndjeva mirë, sepse gjithherë duhet menduar si për veten tënde, për familjen, karrierën në ndikimin tërë- sor vetjak dhe familjar, në mbresat psikologjike të pashlyeshme, krejt të natyrshme. Negociatorët, sot e kësaj dite vijojnë të thonë se “kanë bërë negocime të paqme” e po kështu: “ndihen në paqe me veten e tyre”

“Kaq ditëm e kaq bëmë”!

“S’kemi dhënë asnjë milimetër det”!

“U bazuam te Vija e Mesme”! etj.

“Kaq e dita, kaq e thashë!

Merre o Shtet i shtrembër se ta lashë”!

Me që ra fjala për kryenegociatorin, ai u shpreh tek UET para nëntë vjetësh (si ikin vitet!!!) para opinionit studimor se: “Ne mund të duam shumë më tepër hapësirë detare,…po kaq na takoi…!”

Ishte i veshur me të bardha…dhe vinte nga OKB-ja.

Po ku ishte ky shteti ynë i shtrembër, i cili në paradigmën e tij të shformuar, i shtrembëron edhe më keq nëpunësit e tij?

Grupi negociator e kreu Detyrën! Po ku ishte Oponenca e specializuar në dorë të një Institucioni të lartë për të Drejtën Detare Ndërkombëtare?

Ku ishte oponenca nga Institucionet gjeohartografike kombëtare?

Ku ishte Oponenca e Institutit të Gjeoshkencave? Këto institucione duhej që ta merrnin në dorë, ta skanonin dhe filtronin Marrëveshjen në të gjithë lëndën e përmasat e saj, përpara se të shkonte te ministri i Jashtëm për firmë. Pastaj një MEMO për Kryeministrin.

Pse jo dhe për Këshillin e Mbrojtjes!?

Ku ishte ky shteti ynë i shtrembër në këtë mision të lartë kombëtar, kur ia la historisë një paçavure e një shkel e shko aq të turpshme, me mbresa të dyshimta jo vetëm në marrëdhëniet me Greqinë, por dhe për gjithë rajonin.

Ku ishte Shteti ynë i shtrembër!?

Prandaj, kryenegociatori me brerje ndërgjegjeje në thellësinë e tij (edhe pse e ka gjykuar Gjykata Kushtetuese) ndoshta vuan përmendjen e tij në mediume, kur ai ndodhet në ngjitjen e tij të karrierës diplomatike.

Ku është ky shteti ynë i shtrembër!?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura