Koloneli i Detit me akuza të forta Metës: S’e ka hallin tek Pakti me Greqinë, por…

Feb 22, 2018 | 17:23
SHPËRNDAJE

Me tone te forta, koloneli i Detit Myslym Pasha ka reaguar pas konferences se presidentit te vendit, Ilir Meta, i cili deklaroi dje prere se nuk mund te firmose ne nje leter te bardhe, pasi akuzoi ministrine e Jashtme dhe nuk i ka cuar zyrtarisht asnje informacion lidhur me negociatat qe po behen me Greqine per kufirin detar.

Myslim-Pasha

Postimi i Pashajt 

“FYTYRA” dhe “DYFYTYRA”

KU ISHE TI ZOTI META?

Presidenti e shpalli…

Si asnjëherë tjetër!

Dikush e vuri dhe ndajshtimin” Burr Shteti! “

Ai bën një tip kryengritjeje çka duket këtu e përtej…dhe s’e ka hallin tek Pakti Detar, por tjetërkund.

Të paktën kështu duket edhe nga opinionet që po përcillen deri tash. Meta President, kalon kësilloj në ekstrem. Ai ka qënë personazh ndër të parët që ka sulmuar Paktin Detar të Rrëzuar.

Në vijim të viteve 2009-2010 ai fatbardhë dhe politikëzi mori detyrën e lartë të Zëvendëskryeministrit dhe Minsitrit të Jashtëm. Ish koha pikante kur zjente gjithë opinioni shqiptar dhe bëhej gati që çështja të çohej në Gjykatën Kushtetuese. Ka një histori dhe ai ka qënë personazh i saj Historia shkruan dhe ruan “fytyrat” dhe “dyfytyrat” e qëndrimit ndaj kësaj çështjeje me ndjeshmëri të lartë kombëtare.

Atëherë ai ishte i Politikës dhe i Pushtetit, por fatkeqësisht nuk ishte i Shtetit dhe Integritetit Territorial të Shqipërisë. Janë të njohura qëndrimet e at’herëshme, prej Qoftëlargu. Ishte koha kur bëhëj shqyrtim ne Gjykatën Kushtetuese. Ai dëgjonte se si Hulumtues të pavarur dhe figura të njohura shkencore e të publiçistikës bënin thirrje në ndihmë të së Drejtës Detare të Shqipërisë, që institucionet shqiptare të shpreheshin me argumente shkencore por ato, turpërisht, heshtën.

Se mungonte Shteti në funksionimin e tij normal.

Në Gjykatën Kushtetuese Institucionet e shtetit ishin në mbrojtje të veprës së Qoftëlargut dhe Zërat e Vetmuar ende shpresonin “ Që të mos mbeste kështu Shqipëria” Besoj se Presidenti i Sotëm e dëgjoi kumtin që erdhi nga Gjykimi i Epërm. Edhe pas tij Presidenti i Sotëm dhe Ministri i Jashtëm i at’hershëm nuk u bind. U kërkua një konsultë e huaj e cila dha gjykimin se sa kish humbur Shqipëria. Dhe asgjë nuk u bë e tejdukshme.

Kaloi gati një dhjetvjear. Shqipëria po i afrohet rinegocimit dhe kjo është një fitore e madhe diplomatike e të dy vendeve. Ulemi në tryezë.

Ju, në një pozicion tjetër merrni Plotfuqinë se ju takon. Skajshmëria juaj e Plotfuqisë së sotme, përbën edhe një shqetësim. Duket sikur kërcënoni, aq shumë i jeni futur Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të cilën dikur nuk e kishit përfillur, sa Ministria e Evropës…s’gjen vrimë se ku të futet…e detyroni dhe për gjëra teknike, që janë të domosdoshme ta bëjnë institucionet.

Ç’është ky turfullim i panevojshëm brenda vedit që bje në sy edhe të fqinjëve tanë!

Pak ditë më parë Sali Berisha tha se do të shtrihej gjatë e gjerë në Hapësirën Ekonomike Eksluzive naftëmbajtëse të cilën e ka shitur Qeveria e Sotme. Kjo më ngjan se është njëlloj me Shpalljen Presidenciale të kushteve që duhet të plotësohen në Rinegocime.

Skajshmëri që nuk duhet.

Keni ardhur në koordinata por mos dilni prej tyre!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura