Kolla te fëmijët, si ta trajtojmë

Nov 3, 2014 | 13:15
SHPËRNDAJE

Është e rëndësishme të kuptohet se kollitja është një refleks i rëndësishëm që mbron mushkëritë tona, kalimin e ajrit në fyt dhe në kraharor. Kollitja ndalon gjëra të vogla që të hyjnë në mushkëri dhe pastron e nxjerr jashtë sekrecionet që prodhohen në rrugët e frymëmarrjes. Por disa herë është e rëndësishme që për kollën të këshillohemi me mjekun.
Kur është e nevojshme të shkojmë te mjeku?
Kolla që zgjat disa ditë dhe që shoqërohet me simptoma si ftohje apo grykë të skuqura, mund të injorohet apo trajtohet me ilaçe të thjeshta. Por, nëse kolla zgjat më shumë se një javë dhe kryesisht nëse personi nuk ndihet mirë, duhet bërë një vizitë te mjeku.
Cilat janë kollët më të shpeshta që prekin kryesisht fëmijët dhe pse ndodhin?
Te fëmijët, ajo vjen për shkak të infeksioneve virale të traktit të sipërm respirator (hunda dhe grykët). Inflamacioni i laringut zakonisht shkaktohet nga ndonjë virus, por mund të vijë edhe nga alergjitë apo ndryshimi i temperaturës gjatë natës. Fëmijët e vegjël i kanë më të ngushta e të vogla rrugët respiratore, kështu që nëse ato enjten, vështirësia në frymëmarrje është më e madhe. Fëmijët më të vegjël se tre vjeç janë zakonisht më të rrezikuarit për të tilla infeksione.

Kolla “e gërvishtur”
Një kollë e tillë mund të fillojë papritur, shpesh në mes të natës. Shumica e fëmijëve me kollë të tillë kanë edhe frymëmarrje të rëndë të shoqëruar me zhurmë. Fëmijët mund të kenë rreth 3 deri në 8 infeksione në vit dhe ato mund të ndjekin njëri– tjetrin me shpejtësi. Kolla e shoqëruar me infeksione mund të zgjasë 2-3 javë, kështu që është e lehtë të shikohet përse disa fëmijë kanë kollë për disa javë, kryesisht gjatë dimrit.

Kolla e “mirë”
Kolla e “mirë” është një infeksion i rrugëve respiratore shkaktuar nga bakteri “bordetella pertussis”. Fëmijët e infektuar me këtë bakter do të kenë kollitje të njëpasnjëshme pa frymëmarrje midis. Në fund të kollitjes, ata do të marrin frymë thellë. Simptoma të tjera të kollës së “mirë” janë hundët që rrjedhin, teshtitje, kollë të butë dhe temperaturë të lehtë.

Kollitja kronike
Kollitja kronike është e zakonshme tek astmatikët. Në formën e butë këto sëmundje nuk kanë fishkëllima, por prodhojnë një kollë të vazhdueshme gjatë natës ose gjatë kryerjes së veprimeve fizike. Të tjera gjëra që irritojnë mushkëritë si pirja e duhanit dhe tymrat industrialë, mund të shkaktojnë kollitje kronike, ashtu sikurse alergjitë, si rrufa dhe sinoziti. Patjetër që ndonjëherë kolla është shenjë e sëmundjeve shumë serioze si pneumonia (infeksion i mushkërive) ose tumoreve si kanceri i mushkërive. Zakonisht në këto raste janë më shumë serioze simptoma të tjera, si: temperatura, oreksi i pakët, humbja në peshë dhe të ndjerit i plogësht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura