Kolela futet në histori, trajneri i parë italian që fiton titullin kampion në Superiore/ Kush janë 4 “timonierët” e huaj që kanë triumfuar në Shqipëri

May 29, 2023 | 18:36
SHPËRNDAJE

Pas katër vitesh, Partizani u rikthye te titulli kampion në Superiore teksa të kuqtë mposhtën në shtëpinë e tyre, Teutën me rezultatin 2-0. 

kolela

Titulli i këtij sezoni është trofeu i dytë që “të kuqtë” fitojnë nën presidencën e Gazmend Demit, teksa Xhovani Kolela bëhet trajneri i katërt i huaj që fiton titullin kampion në Superiore, vetëm tre teknikë të tjerë e kanë arritur këtë sukses para tij. 

Dervish Haxhiosmanoviç u shpall kampion me Vllazninë në sezonin 2000-2001, që mbetet edhe titulli i fundit për shkodranët. 

 Ndërsa 11 vite më pas, ishte radha e çekut Stanislav Levi që të dilte kampion me Skënderbeun, pikërisht në sezonin 2011-2012.  

I radhës ishte nigeriani Egbo arriti që të shpallej kampion i Shqipërisë në drejtimin e Tiranës në sezonin 2019-2020. 

Interesant është fakti se Kolela është italiani i parë që fiton titullin kampion në Kategorinë Superiore. Edhe pse numri i teknikëve italianë që kanë drejtuar në futbollin shqiptar, ka qenë i konsiderushëm, i vetmi që ia ka dalë ka qenë Kolela.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura