Kolegji miraton shpërndarjen e mandateve

Jul 15, 2011 | 13:05
SHPËRNDAJE

 

TIRANE- Kolegji Zgjedhor vendosi sot pranimin e kerkesës së Partisë Demokratike duke miratuar shpërndarjen e mandateve për këshillin bashkiak, Tiranë.

Në një pronocim menjëherë pas dhënies së vendimit nga Kolegji Zgjedhor, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Oert Bylykbashi tha se “sot Kolegji Zgjedhor me vendimin që sapo mori, përmbylli garën duke miratuar edhe shpërndarjen e mandateve”, një vendim, i cili sipas tij, “ishte e drejtë të ishte marrë nga KQZ-ja , që për fat të keq nuk e mori”

Vendimi, sipas tij, eshte plotesisht i bazuar ne Kodin Zjedhor.

“Tashmë jemi gati për të gjitha procedurat e nevojshme për konstituimin e këshillit bashkiak”- tha ai.

Sipas Bylykbashit, KQZ do të bëjë njoftimin që i duhet bërë Bashkisë dhe Prefektit për mandatetet, më pas do të bëhët njoftimi i mbledhjes së parë dhe më pas do të përcaktohet data e saktë e betimit të kryetarit dhe këshilltarëve.

Seanca e pare nisi pak pas ores 10:00, zgjati vetem pak minuta pas gjyqtarja vendosi shtyrjen e saj per  ne oren 12:00. Kolegji kerkoi nga perfaqesuesit e PD-se paraqitjen e listave shumëemerore te anetareve te keshillit bashkiak, ndersa kerkoi qe ne seance te merrnin pjese edhe perfaqesues nga “Aleanca per te ardhmen”, per te paraqitur pretendimet e tyre.

Me keto argumente, Kolegji u terhoq per tu mbledhur serish ne oren 12:00.

Relatore e çeshtjes ishte gjyqtarja Meriban Mullai, anëtare te trupes ishin Astrit Kalaja, Petraq Dhimitri, Tom Ndreca dhe Entela Prifti.

Ankimimi i PD u be pa u mbushur 24 orë nga mbledhja e KQZ-së, ku nuk u arrit kuorumi për miratimin e vendimit.

Këshilli Bashkiak

Aleanca për Qytetarin 28 mandate
PD 19 mandate
LSI 5 mandate
PDIU 2 mandate
PR 1 mandat
PLL 1 mandat

Aleanca për të Ardhmen 27 mandate
PS 25 mandate
PDS 1 mandat
PSV 91 1 mandat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura