Kola tek Shqipëria, lajmi i “Panorama Sport” jehonë në Greqi, mediat helene: Ja pse refuzoi

Nov 20, 2018 | 17:09
SHPËRNDAJE

Lajmi i botuar dje në “Panorama Sport” ka bërë jehonë në mediat greke, të cilat duke iu referuar burimeve të gazetës, kanë pyetur menjëherë në klubin e AEK-ut për Bledar Kolën. Portale të ndryshme kanë marrë si përgjigje zyrtare nga klubi verdhezi se Kola nuk do të largohet nga AEK-u, paçka se ka një propozim interesant nga Federata Shqiptare e Futbollit.

kola-aek

Portali më i madh sportiv në Greqi, “Gazzetta.gr”, pasi kishte vendosur dje foton e faqes së parë të “Panorama Sport”, bënte këtë koment lidhur me çështjen e Kolës: “Në vendin fqinj përmendin se FSHF ka përzgjedhur Kristofor Kolën si zëvendësues të Panuçit, por ai nuk do të largohet nga AEK. Ajo që nuk dinë në Shqipëri, është se në këto kontakte që Kola ka pasur me Federatën e Futbollit të Shqipërisë, u ka bërë të ditur drejtuesve të saj se është tërësisht i kënaqur tek AEK dhe nuk dëshiron të braktisë projektin aktual dhe Marinos Uzunidhin.

Kola do të vazhdojë të punojë në Greqi dhe në pankinën e kampionëve, pasi AEK është aktualisht në fazën e grupeve të Champions dhe lufton për të fituar sërish titullin. Kola nuk e mori në konsideratë propozimin nga Shqipëria, duke mos avancuar kështu bisedimet me presidentin e federatës, Armand Duka, sa i përket aspektit financiar. Ai nuk do të ikë nga Shqipëria në këtë moment”.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura