KOKSH: Peshëngritësit dhunuan zyrat, do të njoftojmë organizmat ndërkombëtarë

May 3, 2018 | 16:45
SHPËRNDAJE

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka dënuar ngjarjen e djeshme në zyrat e këtij institucioni, të cilat i cilëson të dhunshme, nga ana e disa sportistëve.

iii

“Sportistët Briken Calja, Erkand Qerimaj Daniel Godelli, Krenar Shoshaj, si dhe trajnerët e tyre, uzurpuan dhunshëm ambientet e zyrave të KOKSH. Për ne kjo është një sjellje antisportive, e papranueshme”, thuhet në deklaratë.

Për këtë ngjarje, KOKSH bën të ditur se do të njoftojë edhe organizmat ndërkombëtar.

Acarimi i sportistëve vjen si pasojë e mos regjistrimit të tyre në Lojërat Mesdhetare “Terragona 2018”, pasi FSHP nuk ka respektuar afatet e regjistrimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura