Kokëdhima flet pas drekës me Doshin: Gjaknxehtë si çdo ballkanas. Nuk do ketë asnjë konflikt

Feb 26, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Koço Kokëdhima teksa ka komentuar drekën me deputetin kritik të PS-së, Tom Doshi, thotë se ky i fundit si çdo ballkanas, është gjaknxehtë. Por, sipas Kokëdhimës, nuk do të ketë asnjë konflikt.

Kokëdhima pas drekës me Tom Doshin

 “Ne jemi të përgjegjshëm, por jemi shqiptarë, jemi ballkanas, kemi gjaknxehtësi, ndonjëherë përlahemi, kemi ndonjë pakënaqësi, por nuk do të ketë probleme. Toma është një deputet i PS, që ka punuar me pasion për vite me radhë dhe do punojmë së bashku për kërkesat që ka publiku dhe për të përballuar sfidat që ka popullsia”, tha Kokëdhima pas përfundimit të seancës së sotme parlamentare.

Më herët, Kokëdhima dhe Doshi u larguan të dy nga salla e Kuvendit teksa mbahej seanca parlamentare, pas një bisede mes njëri-tjetrit.

Mësohet se në drekë ka qenë edhe Taulant Balla, ndërsa thuhet se janë bërë përpjekje për të qetësuar deputetin socialist Tom Doshi. Ky i fundit tha sot gjatë paradites se lufta e tij me kryeministrin Edi Rama sapo ka filluar, teksa e akuzoi se ka zhgënjyer elektoratin e Shkodrës dhe nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna gjatë  fushatës.

Doshi dhe Kokëdhima largohen nga Kuvendi bashkë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura