Kokëdhima nuk flet për Ramën: Në PS ka shumë intriga

Jul 13, 2016 | 7:40
SHPËRNDAJE

Koço Kokëdhima, ishte i pranishëm në festën e organizuar për 25-vjetorin e PS-së, pavarësisht se nuk është deputet.rama-kokedhima-e1425037977965

Në një prononcim për “News24”, Kokëdhima u shpreh se njerëzit e thjeshtë janë kontribuuesit më të mëdhenj të PS-së, por nuk pranoi të komenton marrëdhënien me Ramën.

“Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë socialistët, dhe uroj për një Shqipëri më të mirë. Në këtë moment mendja na shkon tek të gjithë mbështetësit e PS. Për njerëzit e thjeshtë që janë kontribuues të mëdhenj në PS. I uroj socialistëve të bëjmë sukses në sfidat e ardhshme. Koço Kokëdhima ndihet shumë i gëzuar si kur është edhe kur nuk është deputet. Është pranë miqve kudo. Sot jam këtu për të përcjellë urimet për socialistët”, u shpreh Kokëdhima.

Pyetjes nga gazetarët e tjerë lidhur me raportimet në media se ai po punon kundër reformës në drejtësi, Kokëdhima iu përgjigj: “Këtu ka shumë intriga. Në PS ka shumë intriga. Ndonjëherë pjesë e tyre bëhen edhe njerëz të medias”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura