Kokëdhima dhe Braçe s’e përfillin njëri-tjetrin në bulevard

Mar 25, 2015 | 12:30
SHPËRNDAJE

Në foto: Koço Kokëdhima dhe Erjon Braçe duke ecur pranë Bashkisë së Tiranës
Koço Kokëdhima dhe Erjon Braçe janë deputetë të së njëjtës forcë politike, madje dhe vendet në sallën e Parlamentit i kanë pranë njëri-tjetrit. Por ajo që ka fotografuar paparazzi ynë pak ditë më parë,  duket paksa e çuditshme. Teksa ecnin në këmbë dhe në kahe të kundërta, por shumë afër, Braçe dhe Kokëdhima as nuk e kanë përshëndetur fare njëri-tjetrin. Madje, Kokëdhima e ka shoqëruar edhe me një vështrim të çuditshëm Braçen.  Se çfarë mund të ketë ndodhur, nuk  e dimë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura