Kokainë për lokalët e natës në Tiranë/ Arrestohet furnizuesi, me vete 3 thika dhe drogë

Nov 14, 2018 | 17:12
SHPËRNDAJE

Një 43-vjeçar është arrestuat një ditë më parë në kryeqytet pasi i është gjetur me vete një sasi prej 183.2 gramë kokainë. Në pranga është vënë Saimir Rexha në kuadër të aksionit policor të koduar “Stok”.

Aksioni për arrestimin e Rexhës, i kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe efektivët e komisariatit numër 2, u organizua pas informacioneve të marra nga policia në rrugë operative, se ai shpërndante kokainë në lokalet e natës në Tiranës.

feaf0da1-d18c-4493-a4e6-60f21d632d42

Aksioni

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se: Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ka marrë informacione nga burime të ndryshme se shtetasi Saimir Rexha, merrej me veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë (shitur) lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” në sasi të konsiderueshme (100-200 gramë) me porosi, e destinuar për t’u shitur në lokalet e natës në Tiranë.

Në bazë të këtyre informacioneve nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve rreth orës 19.30, në rrugën “Marko Boçari”, është ndërhyrë dhe nga kontrolli i ushtruar në trup, i është gjetur një qese me një sasi lëndë të dyshuar narkotike, gjithsej 183.2 gramë “Kokainë”.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe tre armë të ftohta “thika”.

“Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ , ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja  pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Dhuna në familje’, të parashikuar nga neni 283/1, 279/1 dhe 130/a të Kodit Penal”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Akuza e tretë në ngarkim të Saimir Rexhës është ngritur, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja, duke thënë se 43-vjeçari e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura