“Hape derën o b*thq**”/ Identifikohet drejtuesi i “Benz”-it që iu largua policisë gjatë aksionit anti-drogë (EMRI)

Jul 27, 2021 | 19:03
SHPËRNDAJE

Panorama.al mëson se mes pesë personave, të cilët u ndaluan nga operacioni antidrogë në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë është edhe Gazmir Cami, i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Ndërkohë, policia tha se gjate ketij aksioni u sekuestrua sasia 1 kg e 128 gram e kokaine, qe sipas burimeve të Panorama.al ishte fshehur ne nje kuti picash.

Nga videoja e bere publike shihet një polic me uniformë dhe dy civilë që i bëjnë thirrje vazhdimisht drejtuesit të “Benz”-it që të hapë derën. Madje në një moment dëgjohet njëri prej tyre që i drejtohet shoferit me fjalor banal: “Hape derën policia o k*r… Hape derën o b*thq**”.

 

Blutë e kryeqytetit me anë të një njoftimi zyrtar sqaruan ngjarjen, duke thënë se ndaluan një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi  i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona”, thuhet ne njoftim.

Ndërkohë për incidentin me gazetarin e Neës24, policia thotë: Nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV News 24, z.Ergys Gjençaj.

LEXO EDHE: 

“Hape derën o b*thq**”/ Drejtuesi i “Benz”-it u bën ‘zbor’ policëve, i jep gaz makinës dhe largohet. Efektivët u sulen gazetarëve (VIDEO)

 

“Nuk iu bind urdhrit për të hapur dyert e makinës”- Policia njoftim zyrtar për aksionin te “Varri i Bamit”. Ja çfarë thuhet për incidentin me gazetarin

Detaje nga operacioni anti-drogë, sekuestrohen rreth 1 kg kokainë. 5 persona të ndaluar, mes tyre edhe i riu që iu largua policisë me makinë

Shtrinë në tokë gazetarin që filmonte operacionin anti-drogë, SHÇBA nis hetimet për efektivët e policisë: Do verifikohet nëse ka…

Tentoi t’i largohej policisë gjatë operacionit anti-drogë, arrestohet drejtuesi i makinës tip “Benz” me xhama të zinj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura