Kokainë nga Kolumbia në anijen me qymyr drejt Portit të Durrësit, përfundon kontrolli i imtësishëm. Ja çfarë u zbulua

May 26, 2022 | 10:39
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar kontrolli i anijes me qymyr në të cilën u zbulua drogë në portin e Durrësit.

ilustruese
ilustruese

Siç raporton korespondenti i Panorama, pas kontrolleve kanë rezultuar vetëm dy çanta me 53 pako të mbushura me drogë.

Burimet thanë për “Panorama” se nga kontrolli i imtësishëm rezultoi se në hambarin e anijes ndodheshin 59 kg kokainë.

Mësohet se disa kilogramë drogë u shpërdoruan pasi njëra nga çantat u dëmtua nga kova e mjetit që shkarkonte qymyrin.

Anija momentalisht është bllokuar në portin e Durrësit dhe qëndron me shërbim roje deri në një urdhër të dytë.

Po ashtu edhe marinarët e anijes Unistream nuk lejohet të zbresin në tokë.

Droga dyshohet të jetë futur në ngarkesë në Kolumbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura