Kokainë në lokalin tallava, si e kishte përshtatur biznesmeni për trafik

May 22, 2017 | 8:22
SHPËRNDAJE

Shtatë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi ushtronin një sërë aktivitetesh të paligjshme në një nga lokalet në periferi të Korçës. Një mekanizëm i ngritur për funksionimin e shitjes së drogës brenda lokalit ka bërë që policia të arrestojë 7 persona, mes të cilëve edhe një grua, shkruan ‘Panorama’.

18582133_1966486590304369_7901204941563526659_nOperacioni policor është zhvilluar në një lokal me muzikë tallava, i cili ndodhet në kilometrin e parë të aksit nacional Korçë-Dishnicë, ku pas sinjalizimeve të shumta, policia ka ushtruar një kontroll të befasishëm në lokalin në pronësi të 44-vjeçarit Aleks Kostreci.

Sipas të dhënave lidhur me dinamikën e ngjarjes, sapo blutë janë afruar në lokal, truproja i sigurisë është përpjekur të sinjalizojë personat brenda në lokal, në mënyrë që ata të merrnin masat.
18527955_1966486763637685_1336055150970336714_n

Pavarësisht kësaj tentative, efektivët e policisë kanë arritur të hyjnë në kohë dhe në afërsi të njërës prej tavolinave kanë gjetur një sasi kokaine e disa gramë kanabis sativa.

Menjëherë polica ka vendosur në pranga pesë personat, të cilët ndodheshin në tavolinë, të identifikuar si Armando Kokot, 18 vjeç, Mario Kokot, 22 vjeç, vëllezër me njëri-tjetrin, Leodin Rungo, 37 vjeç, Johan Mukollari, 42 vjeç, si dhe Agron Berisha, 44 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

18619978_1966486846971010_5378910441928597939_n

Mësohet se nga veprimet e para për përcaktimin e lëndës narkotike rezultoi që në vendin ku ishin të arrestuarit, u gjetën 3 doza drogë e dyshuar si kokainë, e cila ishte fshehur brenda në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, e futur në qese plastmasi.

Por aksioni i policisë nuk është ndalur me kaq, pasi në pranga përfundoi edhe Aleks Kostreci, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i këtij lokali, pasi dyshohet se jo vetëm kishte dijeni për shitjen e drogës brenda lokalit të tij, por edhe e kishte përshtatur ambientin, duke favorizuar personat që e ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.

Policia ka arrestuar edhe 46-vjeçarin Elton Lico, pasi dyshohet se ky i fundit ka njoftuar shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e policisë, të cilët, pas marrjes së këtij sinjali, kanë tentuar të fshehin drogën për t’i shpëtuar arrestimit nga ana e forcave të policisë.

Kontrollet e thelluara të policisë kanë bërë që të nisë procedimi penal edhe për bashkëshorten e pronarit, shtetasen E.K., 26 vjeçe, banuese në Korçë, pasi rezultoi se në këtë lokal ajo nuk lëshonte kupon tatimor për klientët, si edhe kishte punësuar dy punonjës, të cilët i kishte të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore.

DHORJELA ÇULE/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura