Kokainë e pastër me vlerë 10 mijë euro, pranga trafikantëve shqiptar

Apr 29, 2016 | 20:27
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur sëbashku me një shtetas italian në posedimin e një sasie kokaine të pastër e cila kishte vlerën e 10.000 Eurove.

Tre të arrestuarit u kapën në Mirandola, teksa u ndaluan nga policia për një kontroll rutinë.

droga_per_stampa

Ajo që i ra në sy policëve dhe bëri të ndalonin automjetin, ishte shpejtësia e vogël me të cilën po lëviznin në rrugë.

Në makinë ishin dy persona, italiani shofer dhe shqiptari pasagjer. Teksa kanë pikasur efektivët, shtuan shpejtësinë dhe u përpoqën të largoheshin, duke hedhur nga dritarja edhe një sasi të vogël kokaine.

Pasi u ndaluan, nuk arritën të bindnin policinë pse ndodheshin në Mirandola, u shoqëruan në polici.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, policia gjeti edhe një tjetër shqiptar si dhe sasinë e kokainës të fshehur, e cila arrinte vlerën e 10 mijë eurove nëse shitej në treg.

Shqiptarët e arrestuar janë E.M. 25 vjec dhe S.E. 34 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura