PERGJIMET/ Ermal Hoxha: I thuaj Klemit po qe t’shkoj aty tek kafja, ku ishim atë ditë. Ja kodet e grupit të kokainës

Jan 24, 2015 | 18:33
SHPËRNDAJE

Ermal Hoxha

Zbardhen përgjimet telefonike të Ermal Hoxhës dhe të dyshuarve të tjerë të akuzuar si të përfshirë në trafikun e kokainës që përpunohej në laboratorin e Xibrakës. Gazeta “Panorama” ka siguruar bisedat e përgjuara, transkriptet e të cilave ndodhen në dosjen e organit të akuzës. Referuar përgjimeve, të dyshuarit kanë kryer komunikime me gjuhë të koduar me njëri-tjetrin, duke shmangur përdorimin e fjalëve, që mund të ngrinin dyshime. Në një bisedë të datës 13 janar, i dyshuari Arjan Dalipi i thotë Ermal Hoxhës se nuk mund të punohej nga i ftohti. “Kanë ngri markuçët (tubat). Nuk i lajmë dot qentë sot”, i është përgjigjur Dalipi. Sipas Prokurorisë, përmes përgjimeve telefonike është zbuluar se dy shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Valther Moren Moreno më 13 janar janë shoqëruar nga Ermal Hoxha, i cili i ka marrë në ambientet e magazinave ku ishte ndërtuar laboratori dhe i ka kthyer në Tiranë. Po nga përgjimet ka rezultuar se të nesërmen e kësaj dite, Ermal Hoxha, përmes komunikimeve në telefon i kërkon Kelmend Dalipit të shoqëronte dy shtetasit kolumbianë. Nga vëzhgimet e mëvonshme është vënë re se në 10:30, Kelmendi ka mbërritur në laboratorin e Xibrakës me mjetin e tij, nga i cili kanë zbritur dy shtetasit kolumbianë.

BISEDAT E PERGJUARA
Biseda e datës 13.01.2015, ora 9:21, Ermali përmes numrit telefonik 069xxx949, njofton përdoruesin e nr. 069xxxx975, që dyshohet të jetë në përdorim nga Arjan Dalipi, se ishte duke shkuar për tek ai, ndërsa ky i fundit, në mënyrë të koduar, e njofton se nuk mund të punonte, konkretisht:

Ermali: Keni ftoht, apo nuk keni ftoht?
Arjani: Kan ngri sot, a akull sot. Kanë ngri markuçët, nuk i lajm dot qent sot.
Ermali: Eee, mir hajd ja po vij unë.

Më datë 13.01.2015, në orën 10:54 përdoruesi i nr. 069xxx888 i kërkoi Ermalit që të shkonte të merrte personin dhe të takoheshin të gjithë së bashku:

+888: Dëgjo mua, shko merre ti.
Ermali: Po.

+888: Edhe sille të klubi, te shtëpia. Thuj S. të vij aty e takohemi aty poshtë të gjithë.

Në datën 14.01.2015, ora 09:05, përdoruesi i nr. 069xxxx888 i kërkoi Ermalit, që të njoftonte personin për ta takuar në vendin ku ishin takuar më parë me Klemin dhe Dakun:

+888: Lidhu pak me Klemin.
Ermali: Me vllain.
+888: Lidhu pak me vllain dhe thuj të më dali aty ku kam qenë me Klemin dhe Dakun për herë të fundit.

Në bisedën e datës 14.01.2015, ora 09:08, përdoruesi i nr. 069xxxx975, i dyshuar si Arjan Dalipi, i sugjeron Ermalit që personat të cilët nuk kishin mundësi të lëviznin të komunikonin me Klemin:

Arjani: E s’kan me ça vin, po ku di gja un, t’llafosim me Klemin, pyete njëher.
Ermali: Eee, ose thuj Klemit po qe t’shkoj aty tek kafja, ku ishim atë ditë.
Arjani: E di Klemi?
Ermali: Po Klemi ka qenë aty me Dakun dhe me këtë t’shëndoshin.

Në një bisedë të orës 09:23, nga përmbajtja e bisedës mes numrave që dyshoheshin të ishin në përdorim nga Ermali dhe Arjani flitet për fuoristratën me ngjyrë gri:

Ermali: Me fuoristratën është, ku di gjë un.
Arjani: Me fuoristradën është?
Ermali: Eee me grin.

Në bisedën e datës 14.01.2015, ora 09:46, përdoruesi i numrit telefonik 067xxxx189, i dyshuar si Gentian Gjonaj, njofton përdoruesin e nr. telefonik 068xxxx645, i dyshuar në përdorim nga Kelmend Dalipi: 

Gjonaj: Ore, të priste ai shoku ty aty te macet.
Kelmendi: Ku, ça veni?
Gjonaj: Ore te macet, atje ku je takuar ti në fillim një herë me Dakun. …
Gjonaj: E, te “F…”
Kelmendi: Ja se po iki unë direkt.

Në bisedën e datës 14.01.2015, përdoruesi i nr. telefonik 067xxxx189, i dyshuar si Gentian Gjonaj, komunikon me nr. 069xxxx575, duke iu drejtuar me emrin Bali (emri tjetër me të cilin njihej Hysenaj): 

Gjonaj: Hajde vishi, po hiç o ktu në qendër jemi ne, po vijmë andej hajt. Vishu ti e bëhu gati kur të bëj unë zile dil te rruga.
Bali: Atu tek kafja, aty tek “E…” aty.

Në bisedën e datës 14.01.2015, ora 11:03, Gentian Gjonaj i kërkon përdoruesit të nr. telefonik 069xxxx949, Ermalit, të shkonte dhe t’i merrte:
Gjonaj: Jo te dërrasat, shko atje drejt merri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura