Kokaina rekord/ Rama nuk sprapset: Operacioni ishte i autoriteteve shqiptare

Mar 12, 2018 | 22:17
SHPËRNDAJE

Duke folur për kapjen e 613 kg kokainë në Maminas, kryeministri Edi Rama përsëriti deklaratën e tij se operacioni ishte vetëm nga autoritetet shqiptare.

rama per kokainen

“Jam krenar për operacionin, që u krye vetëm nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare, e nuk është ndonjë habi. PD është ekspertiza e gënjeshtrës. Ne vendet e tjera opozita nuk ngrihet kur kapet droge”.

Kjo deklaratë vjen pasi Prokuroria tha që kontenieri me drogë u sinjalizua nga Italia, ndërsa marina kolumbiane tha që ishin ata që sinjalizuan për kamionin me banane me dysheme të dyfishtë, e cila dyshohej për drogë.

“Se e di shumë mirë se pavarësisht të gjitha problemeve që kemi trashëguar e plagëve që kanë në mendje e trup ata që punojnë për shtetin shqiptar, pavarësisisht horrave e parazitëve, jam prekur realisht që agjentë doganorë e policë shqiptarë kanë bërë atë operacion vetëm, ndaj e kam thënë edhe e them që nuk do ishte habi të ndodhte me partnerët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura