Kokaina rekord/ Deputeti demokrat publikon provat: Ja lidhja e Ramës dhe familjarëve me drogën në Maminas

SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se po tenton të largojë vëmendjen nga sasia rekord e kokainës e kapur në Durrës pak ditë më parë.

Edi-Paloka-1024x576-1024x436

Deputeti demokrat ka publikuar në një postim në rrjetin social “facebook” disa të dhëna  që sipas tij janë prova që Rama dhe familja e tij janë të lidhur direkt me këtë aferë krimina;e.

Postimi i plotë;

 

Perpjekjet e Rames per te larguar artificialisht vemendjen nga 620 kg kokaine

 

PROVA se ai ose familjare te tij jane te lidhur direkt me kete afere.

Te gjitha provat e deritanishme jane me se te qarta dhe tregojne ne menyre te pakundershtueshme se njerez me pushtet te madh politik jane pas kesaj afere.

Prova e pare ; tentativa e Rames per te fshehur faktin qe ngarkesa e kokaines , jo vetem nuk u zbulua rastesisht , sic u perpoq per dite me rradhe te mashtronte Rama, por ishte njoftuar qe nga Kolumbia e ne vazhdim edhe nga Livorno.

Prova e dyte ; Mbajtja e ngarkeses pa kontrolluar per me shume se nje jave ne port megjithese dihej shume mire ku ishte kokaina. Ka informacione se nderkohe eshte tentuar largimi i kokaines nga kontenieri, madje sipas ketyre informacioneve disa qindra kilogram jane larguar. Ky ka qene sic duket qellimi i mbajtjes ne port per nje kohe aq te gjate.

Prova e trete ; Largimi i administratorit te firmes, pikerisht nje dite perpara se te hapej kontenieri i kokaines. Kush e njoftoi? Ne praktikat e DEAs per ngarkesa qe ndiqen me informacion te brendshem, personat qe informohen ne destinacion jane rreptesisht te kufizuar…

Prova e fundit; perpjekjet e Rames per te larguar vemendjen nga kjo afere, duke sajuar e me pas pompuar , nepermjet mediave te paguara prej tij brenda dhe jashte vendit, histori si kjo qe “agjent rus, financojne PD per te destabilizuar Ballkanin , nepermjet nxirrjes se Shqiperise ne arenen nderkombetare…”

Qe Arber Cekaj duhet kthyer ne Shqiperi , ky eshte hapi i pare dhe i domosdoshem per te hedhur drite mbi te verteten.

Por “peshku i madh” nuk eshte tregetari i bananeve, jane ata qe i kane dhene garancite dhe qe do vazhdojne te bejne cdo perpjekje qe ai te mos vij ne Shqiperi.

Jane te njejtet qe ekstraduan deshmitarin e Tahirit dhe qe , ketu do jemi, do bejne gjithshka qe Arber Cekaj te mos kthehet ne Shqiperi. E ne se jashte vullnetit te tyre ai do te kthehet, do te shohim se cdo te ndodhe me ta.

Sado te perpiqet Rama te bej mishmash me media, me prokurori e cfare ka ne dore, te jete i sigurt se si “Tahirit” ashtu dhe kokaines se Xibrakes e Maminasit do ju shkohet deri ne fund.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakPD akuza Ramës: Duhet t’u tregosh shqiptarëve pse takove Saimir Tahirin dhe çfarë bisedove
Artikulli tjetërVrasja e Angjelos/ Babai i autorit dërgon njerëz për pajtim, familja nuk pranon lutjen për falje

S'KA KOMENTE

Comments are closed.