Kokaina rekord/ “Arbër Çekaj nuk do të ekstradohet”, Xhafaj: Ka një ndryshim, bëhet fjalë për…

Oct 11, 2018 | 12:18
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur sot pas takimit me zv. Presidenti i Policisë Kriminale Gjermane, në lidhje me kokainën rekord të kapur pak muaj në Shqipëri.

xhafa2

Ministri u pyet dhe në lidhje me çështjen për ekstradimin e Arbër Çekaj nga Gjermania, pas kapjes së sasisë së madhe të drogës të kapur në kamionin me banane në Maminas, sasi prej 613 kilogram.

Pyetja dhe përgjigja

Pak muaj më parë u quajt i bujshëm arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani dhe se tashmë ai do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për sasinë 613 kg kokainë që u kap në Maminas. Ku janë sot procedurat për ekstradimin e Arbër Çekajt në Shqipëri?

E pranoj që është pyetje interesant dhe ishte e pritshme besoj. Ka një ndryshim në këtë gjë, nuk është çështje ekstradimi më, por është çështje hetimi të përbashkët. Mbetemi këtu, se kjo nuk më takon mua, u takon autoriteteve të hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të Policisë Kriminale gjermane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura