Kokaina mes bananeve/ Si u zbulua banda e trafikut, mes tyre shumë shqiptarë

May 16, 2018 | 14:07
SHPËRNDAJE

Duke vleresuar punen e policise dhe hetuesve qe cuan ne goditjen e bandes se kokaines permes tregtise se bananeve dhe prangosjes se 12 personave, mes te cileve shumica shqiptare, Ministri i Brendshem i Bavarise ka deklaruar “Kjo sasi e madhe e kokainës shumë të rrezikshme mund të ketë shkaktuar dëme të mëdha në Europë.”

Mediat gjermane raportojne sot detaje nga operacioni i kapjes se 1 ton kokaine, duke iu referuar edhe te dhenave te fundit nga ministri Joachim Herrmann.

grupiu ishte nen hetim prej muajsh dhe shenja e pare e zbulimit te tyre ishte teksa shtatorin e shkuar, u gjeten qese te vogla me kokaine neper kutite e bananeve qe u shperndaheshin supermarketeve te ndryshme.

Ne kontrollin e asaj kohe, policia zbuloi 180 kg kokainë dhe si vend origjine ishte Amerika e Jugut, prej nga kokaina paketohej brenda bananeve.

Destinacioni ishte Gjermania, ku kontenieret pasi futeshin ne magazina, merreshin nen kontroll nga personat prites, qe benin zbrazjen e kokaines.

Policia verifikoi detjaet dhe menyren e veprimit nga pritesit dhe pastaj ndehyri ne magazine. Pas arrestimeve te para, nisen kontrollet te anetaret e dyshuar te bandes, mes tyre edhe shqiptare, qe perfunduan ne pranga.

kokaina kokaina3 kokaina5 konaina2 konaina4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura