“Kokaina e lidhur me PD”, Berisha: Familjen e Çekajt e kam kundërshtare, xhaxhai i tij…

May 23, 2018 | 21:57
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Byro Politike” në ABC News mbrëmjen e së mërkurës, iu përgjigj akuzave të Kryeministrit Edi Rama se figura të larta politike në PD kanë lidhje me 613 kg kokainë të kapura në Durrës.

Po përpiqet të maskojë lidhjen e Olsit me këtë sasi droge, por Maminasi është Xibraka bis”, tha Berisha duke sfiduar Ramën: “në qoftë se gjen prova të tilla, t’i bëjë publike.”

berisha tek abc-ja

Dy netë më parë, në një intervistë për ABCNEWS, Kryeministri Rama tha se “Në rastin konkret të kokainës, lidhjet janë shumë të forta dhe janë shumë lart. Janë shumë lart dhe kanë lidhje me pushtetin e dikurshëm që është opozita e sotme. Nuk mund të jem më i qartë, sepse unë nuk hyj tek njerëzit, si kundërshtarët e mi, që e kanë në kulturë shpifjen, apo e kanë në kulturë transmetimin e një informacioni me një akuzë të drejtpërdrejtë publike. Unë nuk e bëj këtë, nuk e kam bërë asnjë dhe skam ndër mend ta bëj. Por di të them se në rastin e kokainës ka dyshime të arsyeshme të lidhura me informacione që të çojnë shumë lart në hierarkinë e pushtetit të shkuar.”

Por Berisha tha se Rama po i kthehet opozitës duke përdorur origjinën e Arbër Çekajt, i cili është nga Tropoja.

Tani, pasi ne akuzuam me të drejtë vëlla Olsin, si pritës politik të drogës, gumëzhinte Durrësi se kaparin e ka çuar Vangjush Dako dhe Ardian Çela, tani Edi Rama bën të njëjtën riformato. Sepse Arbër Çekaj është nga Tropoja. Ky pronari i “Arbi Garden” e vërteta është se i përket një familjeje kundërshtare të egër të Sali Berishës, ish themelues i Partisë Komuniste i ati i tij”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura