KOKAINA/ Basha i përgjigjet letrës së Xhafës: Prokuroria të gjurmojë këta dy persona

Mar 21, 2018 | 17:02
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj sot letrës së Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj që i kërkonte prokurorisë së Krimeve të Rënda ta thërriste liderin e opozitës për informacionet që ai ka për kokainën e ardhur nga Kolumbia.

basha xhafaj

“Letra është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafës, është vendosja de jure e Prokurorisë nën urdhërat e Qeverisë. Informacioni më i sigurt që mund të jap unë është që prokuroria të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën”, u shpreh Basha.

Gjate paradites se sotme ministri i Brendshem Xhafaj i dergoi nje leter Prokurorit te Krimeve te Renda, Besim Hajdarmataj ku i kerkon te marre ne pyetje Bashen dhe Berishen si persona qe kane dijeni per kokainen e kapur ne Maminas.

Përmes një letre, ministri thotë se 2 deputetët duhen thirrur pasi kanë bërë deklarata publike se kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend dhe veçanërisht për faktet që kanë të bëjnë me poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kg kokainë.

Në shkresën e drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ministri Xhafaj thekson se “nga këto deklarime publike bie veçanërisht në sy fakti se nga zoti Sali Berisha dhe zoti Lulzim Basha pretendohet qartë që ata kanë dijeni për fakte konkrete lidhur me klanet e trafikut të drogës në Shqipëri. Po sipas këtyre deklarimeve publike, rezulton se të dy këta persona kanë veçanërisht dijeni mbi poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kilogram kokainë të sekuestruar së fundmi në Portin e Durrësit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura