‘Koha që po kalojmë, plot sprova’/ Basha uron Fitër Bajramin duke cituar Kuranin: Çfarë po vjen më e mirë është se çfarë po shkon

May 23, 2020 | 22:10
SHPËRNDAJE

Lideri i opozitës Lulzim Basha i uron Fitër Bajramin besimtarëve myslimanë duke cituar Kuranin që thotë se “Çfarë po vjen më e mirë është se çfarë po shkon”.

basha 2

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i demokratëve thotë se “koha që po kalojmë është plot sprova të mëdha për çdo shqiptar. Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë”.

basha fiter

POSTIMI I PLOTE

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës dhe besimit!

Koha që po kalojmë është plot sprova të mëdha për çdo shqiptar. Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Bashkoj lutjet e mija me të gjithë besimtarët, në veçanti për çdo bashkëqytetar në vështirësi e pamundësi, për ata që lëngojnë e kanë nevojë për dritën në fund të tunelit, për prindërit dhe për fëmijët tanë e për mbarë kombin tonë, me këtë sure me titullin kuptimimplotë Shndritja:

“Si kur shndrin dielli i mesditës,
Ashtu dhe natën kur terri bie,
Zoti yt nuk të ka braktisur,
As zemëruar me ty nuk është.
Dhe patjetër çfarë po vjen,
Për ty më mirë do të jetë se çfarë po shkon,
Dhe Zoti duarplot do të jetë me ty,
E ti i lumtur”.

Zoti ju dhëntë begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit!

Gëzuar Fitër Bajramin!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura