“Koha për revolucion demokratik”- Berisha: Rama i nguli thikë pas shpine shërbimeve të sigurisë në SHBA, jemi të vonuar për t’i dhënë përgjigjen që meriton

Feb 3, 2023 | 19:46
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se qytetarët duhet të ngrihen në një revolucion demokratik për të larguar qeverinë e Edi Ramës nga pushteti.

Gjatë mbledhjes me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD në Tiranë ai u shpreh se Rama kreu një akt armiqësor ndaj SHBA duke i ngulur një thikë pas shpine në shërbimet e sigurisë.

“Unë mendoj se ne duhet të fitojmë. Besoj se ne duhet të luftojmë. Duhet të ngrihemi. Koha është për një revolucion demokratik. Çfarë i ndodh, çfarë veprimesh nuk i lejon vetes ky. Tre ditë më parë firmosi Portin e Durrësit për të vjedhur paratë e shqiptarëve me një grup kryekëput mafioz. Askush nuk i di aksionerët sepse është vetë i shpërfytyruar për t’u bërë një multi miliarder. Nuk ka njeri që nuk do ikte nga pushteti po të kishte kryer këtë akt. Në rafshin politik i ka futur një thikë të tmerrshme shërbimeve të sugurisë në SHBA. Ka korruptuar njeriun me postin më delikat.

Ky është një akt armiqësor ndaj SHBA por jo vetëm ndaj atyre, Kurrë një vend anëtar i NATO nuk mund të ndërmerrte një veprim të tillë. Por ky veprim i duhej për pushtetin. I duhej që të likujdonte opozitën dhe e ndërmori duke sakrifikuar interesa të mëdha. Askush nuk e di se McGonigalin nuk ia solli Deripaska këtij apo ky nuk kishte një lidhje ruse. Ne shohim që me veprimin e tij nuk nguroi për t’i futur një thikë pas shpine partnerit strategjik. Me veprimin e tij synim kishte asgjësimin e Partisë Denmokratike si opozitë. Gjatë 10 ditëve që ky skandal ka tronditur SHBA dhe botën, që ky skandal është kryetemë edhe sot e mediave më të mëdha të botës, ky mendon dhe beson se do i mashtrojë shqiptarët se aty nuk ka gjë ppër mua. Se citimi i tij 14 herë në akt padinë e paraqitur në gjykatë nuk lidhet me të. Pra u thotë shqiptarëve që unë nuk jam Edi Rama apo nuk jam Edi Rama për të cilin flitet në akt padi apo është një kryeministër tjetër dhe jo unë”, tha ai.

Berisha theksoi se Tirana duhet të jetë në krye të këtij revolucioni që do të trondisë nga themelet regjimin e kalbur të Edi Ramës.

“Unë besoj se koha ka ardhur dhe jemi të vonuar për t’i dhënë atij çdo gjë që meriton. Në këtë revolucion jashtë çdo diskutimi Tirana duhet të jetë në krye. Duhet të udhëheqë, duhet të jetë uragani që duhet të trondisë dhe të shkulë nga themelet këtë regjim të kalbur të Edi Ramës. Ju jeni dëshmitarë, ky bastard i bllokmenëve hoxhistë po me atë lehtësi që ka korruptuar McGonigal, konfiskon vendimin e gjykatës në Shqipëri për të mos lejuar PD të futet në zgjedhje. Nuk ndodh kurrë në botë që respektohen parimet më elementare, që një vendim gjykate i cili është një normë standarde në çdo vend të lirë”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura