“Koha ikën kur ti argëtohesh”- Hueyda El Saied bëhet nostalgjike dhe rikthehet 16 vite pas në kohë kur prezantonte …

Oct 15, 2020 | 13:23
SHPËRNDAJE

Hueyda El Saied prej disa vitesh është larguar nga Shqipëria dhe po jeton në Luksemburg së bashku me djalin dhe partnerin e saj.

Ajo ishte një nga moderatoret më të njohura dhe më të dashura në Shqipëri, por pas largimit nga vendi ynë vendosi të shkëputej nga ekrani.

Megjithatë, Hueyda El Saied është bërë nostaligjike për punën si moderatore dhe është kthyer pas në kohë duke ndarë një foto me ndjekësit të 16 viteve më parë.

Ajo publikoi një imazh teksa prezantonte Festivalin e Këngës në Shqipëri në vitin 2004.

“Koha ikën kur argëtohesh, thonë ata . ?Prezantimi i konkursit kombëtar të këngës në Shqipëri 2004 ♥”– shkroi Hueyda El Saied.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura