Kodi Rrugor, ndalohen makinat me timon anglez

Dec 16, 2014 | 16:55
SHPËRNDAJE

Komisioni per Veprimtarine Prodhuese

Ky është një ndër ndryshimet e miratuara në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kodin e ri Rrugor. Deputetët e maxhorancës së majtë miratuan dje me shumicë votash ndryshimin e propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, parashikon që makinat që importohen nga Anglia, nuk do të mund të regjistrohen dhe të qarkullojnë në vendin tonë, pasi sipas tij janë shndërruar në burim rreziku. Por nga ndryshimet ligjore nuk preken makinat e regjistruara aktualisht, pasi ligji nuk mund të ketë fuqi prapavepruese. Kufizimi për të përdorur mjetet me timon në krah të djathtë do të realizohet me hyrjen në fuqi të Kodit Rrugor. “Në fund të piks 2 të shtohet fjalia me përmbajtjen si vijon: ‘Ndalohen të regjistrohen mjetet me motor me timon në krah të djathtë, me përjashtim të rasteve të treguara në nenin 77 , pika 2’, thuhet në amendamentin e miratuar dje në Kodin Rrugor.
MAKINAT ME GAZ
Edhe makinat e modifikuara me impiante gazi, sipas ndryshimeve të reja në Të gjithë zotëruesit e automjeteve me timon në krah të djathtë ose, siç njihen ndryshe makinat me “timon anglez”, nuk do të mund t’i regjistrojnë dhe t’i përdorin më në Shqipëri. Kodin Rrugor, do të duhet t’i nënshtrohen një procesi kontrolli dhe certifikimi, pasi sipas deputetëve të majtë ato janë shndërruar në “bomba lëvizëse”. Në ndryshimet ligjore të deputetit të PS-së, Artan Gaçi, thuhet se këto mjete duhet t’i nënshtrohen një procesi homologimi. “Ministri përgjegjës për Transportin licencon subjektin, sipas kritereve të përcaktuara në aktet në zbatim të Këshillit të Ministrave, për të kryer kontrollin dhe verifikimin e për përputhjen me tipin e homologuar të të gjitha mjeteve me motor, të rimorkiove dhe sistemeve të tyre që prodhohen dhe importohen”, thuhet në nenin e miratuar.
GJOBAT
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dje dhe nivelin e ri të gjobave për shkelësit e semaforëve të kuq. Ndryshe nga propozimi i Ministrisë së Brendshme për gjobat nga 40 mijë deri në 50 mijë lekë, dje Komisioni vendosi që niveli maksimal i gjobave për shkelësit e semaforit të jetë 20 mijë deri në 30 mijë lekë. Gjatë mbledhjes, deputeti i PS-së, Namik Kopliku, propozoi që niveli i gjobave të ishte nga 10 mijë lekë deri në 40 mijë lekë dhe niveli maksimal i gjobës të jepej vetëm në rastet kur shkelësi e kryente në mënyrë të vullnetshme shkeljen. Por ky propozim u hodh poshtë nga deputetët e majtë, të cilët votuan propozimin me 20 deri në 30 mijë lekë. Po ashtu, në ligj u përcaktua që për shkelësit që përsërisin brenda dy viteve kalimin e semaforit të kuq, atyre, veç gjobës, u hiqet dhe patenta për 9 deri në 12 muaj.

FATION BINJAKU 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura