Kodi elektoral/ Artan Fuga: Mjafton që vota të mos ndikohet. Ato që marrin le t’i ndajnë sipas formulave të veta. Kriza ku e kanë futur vendin…

Sep 24, 2020 | 22:16
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuga përmes një shënimi në facebook thotë se kriza e kodit elektoral, ku e kanë futur vendin partitë politike zgjidhjet vetëm me logjika juridike diferenciale.

artanfugaa1 (1)

Sipas Fugës mjafton në të gjithë këtë situatë që vota e zgjedhësit të mos ndikohet, por partitë politike le t’i ndajnë ato sipas formulave të veta.

Reagimi i plote:

Kodi elektoral?

Futboll total apo katenacio? Secila skuadët ta luajë si të dojë ndeshjen mo!

Kriza ku e kanë futur vendin për mosmarrëveshjet lidhur me Kodin elektoral zgjidhet me logjika juridike diferenciale menjëherë, ku një kuadër ligjor i përbashkët lejon të ketë sjellje të ndryshme nga ana e partive politike të ndryshme, secila duke ruajtur pozicionin e vet!

Si t’ua bëjmë të kuptueshme këtë koncept ku identiteti ligjor si kuadër i përgjithshëm lejon diferencialitet politiko-juridik sipas alternativës të cdo grupimi?

Do PD listën e vet të hapur, pra si futboll total me ndryshime vendesh e rolesh të kandidatëve, po ashtu ta bëjë, aferim. Do PS ta ketë me vende dhe role të fiksuara, ashtu ta mbajë, hair!

Do PS të ketë koalicion me një listë me aleatët e vet, hiç mos e luaj, do PD me lista të ndryshme aleatësh brenda një koalicioni, aty të qendrojë. Mjafton votat të mos ndikohet. Votat e marra t’i ndajnë sipas formulave të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura