Kodhelit nuk i del inati me ministrin grek? Ja ‘bomba’ që lëshoi në Komisionin e Sigurisë

Mar 7, 2017 | 14:20
SHPËRNDAJE

Në dhjetor të vitit të kaluar shpërthyen një sërë deklaratash dhe kundër deklaratash mes Athinës dhe Tiranës pasi disa ushtarë me origjinë shqiptare në ushtrinë greke u fotografuan duke bërë shqiponjën.

mimi kodheli

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit grek të mbrojtjes, Kamenos, i cili i veshur me rroba ushtarake doli afër kufirit me Shqipërinë dhe tha se Greqia nuk e kishte frikë as Tiranën dhe as Ankaranë.

Në përgjigje të këtyre deklaratave ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli tha se çdo vend duhet të sillet si aleat në NATO dhe në fund të fundit Aleanca është 28 për 1 dhe 1 për 28.

Por pak ditë më parë në një mbledhje të Komisionit të Sigurisë, Kodheli i është referuar sërish deklaratave dhe veshjes së homologut te saj grek.

Në mbledhjen e 27 shkurtit të Komisionit të Sigurisë ajo tha se vendi duhet të jetë në alert ndaj çdo gjëje që fqinjët bëjnë.

PJESE NGA RAPORTIMI I KODHELIT

Fakti që ne, si vend që kërkojmë të futemi sa më shpejt të jetë e mundur në BE, si vend anëtar i NATO-s, si vend që kërkojmë të jetojmë në paqe dhe harmoni me fqinjët dhe e kërkojmë këtë çdo ditë me politikën tonë të jashtme, me politikat tona të mbrojtjes apo me deklaratat e përfaqësuesve më të lartë politik, nuk do të thotë që nuk duhet të jemi alert ndaj çdo gjëje që fqinjët tanë bëjnë.

Shpeshherë fqinjët tanë, dhe këtu vijmë te përgjigjja e pyetjes suaj të tretë, hedhin parulla për konsum të brendshëm politik. Kështu që, ne duhet të ndajmë se cilat janë për konsum të brendshëm dhe cilat janë parulla apo deklarata që cenojnë sadopak sovranitetin dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Besoj se në momentin që nëpërmjet mediave dëgjohen deklarata apo dilet në publik i veshur në një mënyrë, kur duhet të vishesh në një mënyrë tjetër, nuk e ka penguar Shqipërinë të jetë pjesë e një misioni që ruan brigjet e aleatëve tanë turq dhe grek në detin Egje.

Pra, ajo çka ne eksportojmë, dhe kjo është shumë e rëndësishme, është prezenca në misione që flasin për më shumë siguri të kufijve të tyre dhe për më shumë prezencë ushtarake tonën në kufijtë e tyre në ndihmë jo vetëm të refugjatëve, që prodhon lufta në Lindjen e Mesme, por në ndihmë edhe të popullsisë vendase, qoftë të popullsisë turke, që laget nga ujërat e detit Egje, qoftë asaj greke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura