Kodheli rreshtohet kundër Blushit: Ndocajt i’a pagova unë kafen në fushatë

Feb 9, 2016 | 0:38
SHPËRNDAJE

Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes në një intervistë në Shih Programin, të Enkel Demit, në TVSH flet për akuzat e Ben Blushit dhe përfshirjen në listën e kandidatëve për deputetë të Eduart Ndocajt.

Ajo rreshtohet në krah të kryeministrit Rama për të mos pasur zgjedhje për kryetarin e Partisë Socialiste, teksa për Ndocajn thotë se kur ishin në fushatë në 2013, njëherë i paguante ajo kafet dhe njëherë kaubojsi.

kodheli-1

Ben Blushi po sulmohet me konferenca shtypi nga deputetët e forcës së tij dhe tuaj politike. A keni një koment?

Partitë janë pasqyra të shoqërisë, por unë besoj fort jo vetëm se jam pjesë e kësaj familje, se demokracia e brendshme në PS, diskursi politik, statuti i saj është larg, krahasuar me çdo parti të këtij vendi. Sigurisht, që kjo e bën akoma më të hapur diskutimin politik. Vërej në media se merren me këtë çështje, por nuk vërej që të merren me çëshje të demokracisë së brendshme me Partinë Demokratike, nuk vërej që të merren me skandalet e demokracisë të brendshme që ajo forcë prodhon.

E. D. – Brenda PS flitet për një proces, por ju nuk do të votoni, pse nuk do të ketë garë?

Nuk është me dëshirë, është me rregulla, statut dhe vendime kolegjiale. Çfarë zgjedhjesh duhet të këtë, kur është rikonfirmuar dy herë qeveria përfshirë zgjedhjet vendore?! Në kemi vendosur në Asamble si do të shkojmë në Kongres. Kemi votuar atje. Edhe po pate votuar kundër do i bindesh shumicës. Ky është rregulli.

E. D. – Çfarë është kjo mani për të sulmuar armikun e klasës?

Jo, nuk ka asnjë mani të tillë.

E. D. – Keni një konsideratë për Mimoza Hafizin?

Është një zonjë e jashtëzakonshme, grua e mençuar, majtiste par exelence.

E. D. – A rrëshkiti Hafizi që doli në mbrotje të Blushit?

Ajo nuk doli në mbrojtje të Blushit, por citoi statutin ashtu siç e interpretoi ajo. Unë e respektoj çfarë thotë ajo, por jam e bindur dhe tek opinion im që çdo gjë që ne kemi marrë përsipër vendoset në Kongres.

E. D. – Si ka mundësi që Eduard Ndocaj ka qenë i përfshirë në listat e Lezhës?

Ai ka qenë një djalë që ishte ofruar që të ishte pjesë e diskursit politik, ndaj dhe u pranua krejt dashamirësisht prej nesh në listë.

E. D. – Ai thotë se ka paguar për të hyrë në fushatë…

Për këtë pyesni zotërinë. Personalisht, drejtoja fushatën dhe nuk kam harxhuar asnjë lek. Fushatën në pikëpamjen decorative e mbuloi partia. Ky njeri në fushatën tonë nuk rezulton të ketë paguar, madje dhe po të jemi ulur për të pirë një kafe, një herë kam paguar unë, një herë ai.

Marrë me shkurtime nga 27.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura