Kodheli për dekorimin e ‘xhelatëve’: Verifikuam vetëm nëse ishin gjallë

Dec 23, 2015 | 9:15
SHPËRNDAJE

Pas debatit për dekorimet dhe ndjesës publike të kryeministrit për dekorimin e torturuesit të At Zef Pllumit dhe profesor Sami Repishtit, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli foli në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”.

kodheli-1Kodheli theksoi se nuk ishte as në tagrin e qeverisë dhe as të Ministrisë së Mbrojtjes kontrollimi i 1200 emrave që ishin përfshirë më herët në listën e veteranëve të kategorisë A.

Ajo shtoi se Ministria kontrolloi vetëm nëse ata që dp të dekoroheshin ishin gjallë apo kishin vdekur.

INTERVISTA

Zonja ministre do doja ta fillonim intervistën me një ngjarje që ju ka parë disi protagoniste në politikën e ditës, që ka të bëjë me dekorimin veteranëve të kategorisë A. Sot që kryeministri ka kërkuar ndjesë publike si ndjeheni?

Ndjehem shumë mirë, sepse jo çdokush kërkon falje. Tashmë të gjithë e njohin procesin, e njohin se si ka ardhur deri në ditën e sotme statusi i veteranëve të ndarë në kategori dhe kategoria A është superiore. Është ngritur një grup që ka studiuar mbi 13 mijë personat që kanë pasur statusin veteranit he për pasojë kanë përfituar pension të posaçëm dhe favore të tjera. Ne me rastin e 70-­vjetorit nderuam me një medalje kategorinë A, për çka kanë bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nuk e dinit këtë gjë, nuk e dinin stafet tuaja?

Në 1200 veta? Nuk ka qenë në tagrin e askërkujt, as të qeverisë dhe as më pak të Ministrisë së Mbrojtjes. Ne morëm një grup dhe kësaj kategorie i dhamë një medalje. Statusi i veteranit është fituar bazuar në këtë proces deri në vitin 96­97.

Për dhënien e këtyre dekorimeve ishte ngritur komision?

Këtë listë e morën nga Institutit i Sigurimeve Shoqërisë. Ishte një gjë e marrë, e siguruar si e drejtë në atë periudhë. Ne kontrolluam vetëm nëse ata ishin gjallë apo kishin vdekur. Ligji që mban këtë status bën fjalë për të gjithë ata që nuk ishin të dënuar me vendim të formës së prerë apo kolaboracionist. Prekeshin sensibilitete të tjera ndaj. Ne kërkojmë ndjesë dhe për gjëra që të tjerët kanë bërë. Një çorbë që kanë bërë ata. Kanë dekoduar pseudo­persona që s’dihet se çfarë kanë bërë. Ne zbatuam një vendim praktik të Këshillit të Ministrave. Ne menduar se ky ishte një proces i drejtë. Fakti që psh ka pasur shumë sensibilitet.

Si mendoni për Amendimet e Ballës?

Ka një listim se kush nuk duhet ta gëzojë këtë të drejtë, apo këtë respekt. Si do të bëhet kjo? Ne i kemi të gjitha nismat tona. Do na çojmë tek Ligji i Ilustracionit dhe ai i Hapjes së Dosjeve. Ne nuk duhet të marrim përsipër me këtë amendim, zëvendësimin e ligjit të Hapjes së Dosjeve, që kërkojmë të bëjmë ligjin për Medaljet.

Ju mendoni se ky ndryshim ligjor do çojë në ndryshime të tjera?

Këto ndryshime do vinin përtej kësaj ngjarje të shëmtuar.

Jeni përfolur dhe për një lloj tendence për risjelljen e elementeve të diktaturës. Si bunkeri dhe Shtëpia e Gjetheve. Doja një opinion tuajin.

Mendoj se simbolet kanë qenë shumë të mbyllur, në një kohë që mundi i gjyshërve tanë dhe prindërve është betonizuar. Mbeten objekte tërheqëse dhe për turistët.

Cila është nevoja e bunkerit në qendër të Tiranës?

Ndoshta dy bunkera në të njëjtin bulevard do të ishin tepër, por nuk kuptoj përse ai bunker nuk ka ngjallur reagimi që ngjalli ky bunkeri tjetër. Cilido të jetë konteksti unë besoj se nga bunkeri kanë vuajtur të gjithë nga pak. Të jetë aty si simbol për të kujtuar nuk ka asgjë të keqe.

Flasim për terrorizmin, Shqipëria rriti nivelin e gatishmërisë pas sulmeve në Francë. A vijojnë forcat e armatosura të jenë në nivel të lartë gatishmërie?

Po vijojnë të jenë. Nivel i lartë gatishmërie do të thotë prezencë me e madhe në ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, objekteve ushtarake.

Kush na e detyron këtë?

Shqipëria është një vend i pavarur, merr vendime të tilla normalisht si çdo vend tjetër.

Përse jemi në këtë gjendje gatishmërie, nga çfarë rrezikohemi?

Ngjarjet tronditëse të Parisit bënë që çdo vend evropian, qoftë në NATO ose jo, të marrë masa më ekstreme për rritjen e gatishmërisë. Më së pari ka të bëjë me prezencën e forcave policore. Ka disa arsye, ka disa indicie që e bëjnë këtë gjë.

Kur flisni për indicie për çfarë e keni fjalën?

Unë nuk dua të fshihemi pas gishtit, Shqipëria prodhon luftëtarë të huaj. Ballkani përgjithësisht është i prekur nga ky fenomen. Kjo do të thotë që ne duhet të kemi shumë vëmendje tek ky fenomen. Arsyet përse njerëzit shkojnë të bëjnë një luftë që nuk është e tyre. Çfarë bëjnë kur kthehen. Ky është një indic që na bën të jemi më vigjilentë.

A keni shifra sa luftëtarë janë nga Shqipëria?

Statistikat lëvizin midis 70-­100 veta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura