“Kodheli balerinë në klubet e natës”, Nikolla: Mimi ti je modeli ynë!

Dec 9, 2016 | 9:47
SHPËRNDAJE

Një ditë pas lajmit publikuar nga një portal grek, që akuzonte ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, se në rini kishte qenë balerinë në lokale nate dhe pasi lajmi qarkulloi nëpër rrjetet sociale, në mbrojtje të saj ka reaguar një tjetër grua e kabinetit Rama.

Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla
Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla

 

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka postuar një mesazh mbështetës në profilin e saj në FB, duke shkruar se përballë shpifjes, denigrimit dhe poshtërsisë, ajo zgjedh të bërtasë fort, “Mimi je modeli ynë”.

Postimi i Nikollës

Fuqizimi i gruas dhe kontributi i saj ne politike.Sa shume flitet e debatohet. Po per grate qe jane ne politike? Flitet po aq shume. Por paradoksisht, edhe me gjuhen e shpifjes, denigrimit dhe poshtersise. Dikush neveritet, dikush perpiqet te nxjerre ndonje perfitim, dikush zgjedh te heshte. Une sot bertas fort: Mimi je modeli yne!

Lajmi i djeshëm në portalin grek 

“Para 25 vitesh, ajo ishte një balerinë e bukur që punonte në Syngrou Avenue, siç kujton Christos Capucco”, shkruan faqja “militaire.gr”, e specializuar për informacionet mbi sigurinë.

“Më pas ajo shkoi për studime në SHBA ku kreu doktoratë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pasi u angazhua në politikë, sot ajo është ministre e Mbrojtjes në shtetin fqinj”.

Media greke më tej shkruajnë se, Kodheli si një grua e edukuar duhet ta dijë shumë mirë se çamët kanë bërë çdo gjë kundër grekëve në periudhën e pushtimit nga nazistët.

“Kodheli gjithashtu duhet ta dijë mirë që vendi i saj nuk mundtë jetë kërcënim ushtarak për asnjë vend në rajon”, shkruhet më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura