Kocijançiç për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë: T’iu jepet hapësirë për marrëveshje, në këtë fazë…

Aug 27, 2018 | 16:08
SHPËRNDAJE

Komisioni Evropian vlerëson se Kosovës dhe Serbisë duhet t’iu jepet hapësirë që të merren vesh për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, tha zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançic.

D5654E97-81F2-4B21-A28A-8F7FC66F418B_w1023_r1_s

Në një konferencë për gazetarët në Bruksel, Kocijançic tha se BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t’i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes, porse do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare.

Kocijançic theksoi se “zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

E pyetur nga gazetarët nëse BE pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Kocijançic tha se nuk dëshiron të futet në spekulime dhe detaje “në këtë fazë të fundit të dialogut”./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura