Koalicioni, PD-së i ikën edhe aleati i katërt, Nard Ndoka zyrtarizon largimin nga opozita

Apr 17, 2015 | 13:22
SHPËRNDAJE

Partisë Demokratike i ikën edhe një aleat tjetër i rëndësishëm.

Pasi ikën çamët e Shpëtim Idrizit, Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Maqedonase, sot ka zyrtarizuar largimin nga koalicioni opozitar edhe Nard Ndoka.

Kreu i PD Basha me aleatet

I kontaktuar nga Panorama Online ai tha se PD-ja ishte ajo që nuk pranoi koalicion me PDK-në, pasi në mënyrë të njëanshme shpalli kandidatët pa u konsultuar në bashkitë që mund të merrnin aleatët.

“PD i ka mbyllur negociatat me ne. Zonat që ne donim ata kanë shpallur kandidatët, në këtë mënyrë është vendimmarrje e njëanshme e tyre”, tha Ndoka.

Në të njëjtën kohë ai la të hapur mundësinë e koalicionit me Partinë Socialiste.

“Për një koalicion të mundshëm me Partinë Socialiste do të ketë një vendimmarrje politike nga ana e Partisë Demokristiane”, u shpreh më tej Ndoka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura