Koalicioni opozitar, PD flirton me Bamir Topin dhe Kreshnik Spahiun

Feb 7, 2016 | 16:05
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike lë të hapur mundësinë e përfshirjesh në koalicion të partive të Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani thotë se, partia kryesore e opozitës thotë se mund të ketë si pjesë të koalicionit Frymën e Re Demokratike dhe Aleancën Kuqezi.

Deputeti i PD, Arben Ristani, duke hyre ne nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku eshte krekuar nga kuvendi qe ligji per Byrone Kombetare te Hetimit te miratohet me procedure te pershpejtuar./r/n/r/nLawmaker, Arben Ristani, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.
Deputeti i PD, Arben Ristani, duke hyre ne nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike

“Nuk përjashtohet as FRD, as forca të tilla si Aleanca Kuqezi apo parti të minoritetit. I gjithë spektri që gjen tek PD realizimin e ideve të tyre për një qeverisje më të mirë, më në favor të shqiptarëve”, tha Ristani.

Një deklaratë e tillë e Ristanit, u bë gjatë një interviste për “Ora News”. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së theksoi nga ana tjetër se, nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Socialiste për Integrim duke thënë se është përgjegjëse për keqqeverisjen e vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura