Koalicioni me PS, Topi: Parimor. Tirana të mos përdoret si një moment i karrierës politike. E mbështesim Veliajn

Apr 22, 2015 | 22:05
SHPËRNDAJE

Kreu i Frymës së Re Demokratike ka theksuar se marrëveshja zgjedhore me PS-në nuk mund të shihet me dyshim pasi sipas tij, është e ndërtuar mbi bazën e parimeve, duke i mohuar akuzat se ky koalicion është thjesht një pazar politik. Në studion e Ora Neës, me gazetaren Ilva Tare, zoti Topi deklaroi se edhe kryeministri Edi Rama ka gabuar në administrimin e qytetit të Tiranës si kryetar bashkie. Ndërsa nënvizoi se nuk duhet që posti i kryebashkiakut të kryeqytetit të përdoret si një trampolinë për t’u bërë më vonë kryeministër.

Bamir Topi

 

A është parimor koalicioni me të majtën?

Vetëm mbi bazën e parimeve mund të ndërtohen marrëdhënie dhe kemi vijuar një seri negociatash…në fund kemi gjetur arsye të forta të qëndrueshme dhe parimore për të hyrë në këtë lloj bashkëpunimi. FRD, forcë e qendrës së djathtë.Por pse në këtë koalicion? cështja e të majtës dhe të djathtës në Shqiperi, ka mbetur vetëm një konvencion dhe jo më shumë, ku është qendra? qendër nuk ka…këtu po luhet me begje, me qendërmbrojtës, nga një portë në portën tjetër dhe nuk ka asnjë mbrojtje.

Çfarë kuptimi ka të marrësh pjesë në këtë pjesë skenë politike?

Nëse do pranojmë fatalitetin, kjo është gjobë, jemi për të bërë pjesën tonë. Sot shumica parlamentare vijon të jetë e kompleksuar e ka lënë kqz KQZ në ato standarte…jemi futur për një arsye shumë të fortë, patëm një ftesë, por nga blloku tjetër spatëm asnjë ftesë, por tentativa për ta parë FRD jashtë sektorit zgjedhor

…për mbijetesë?

janë parime por brenda parimeve ka edhe taktika të natyrës politike. Kemi rënë dakort që të punohet bashkarisht me ekspertët tanë në një linjë politike në realizimin e mjaft ndryshimeve që kanë të bëjnë me kushtetutën, pushtetin, kodin zgjedhor, do jemi gjithnjë afër komunikimit, bashkëpunimit. e dyta është që ne jemi me identitete të ndryshme politike. jemi për zgjedhjet administrative. jo për zgjedhje politike….të dyja palët politike kanë luajtur keq me Tiranën, qoftë kur ishte Rama dhe kundërshtohej nga ish kryeministri, por edhe në rastin konkret kur bllokohen projekte.

Nuk do mbështesni një kryetar bashkie që nesër do pretendojë të jetë kryeminister?

Tirana është përdorur si një moment i karrierës politike

Do përsëritet?

S’besoj, por asnjë herë s’do themi kurrë, është krijuar një lloj precedenti. Kjo s’duhet të kthehet në një lloj linje të stabilizuar.

Ka akuza se është koalicion për pazar

Po pazar janë mësuar të bëjnë të tjertët me rradhë…është cështja e një bashkëpunimi shumë serioz për kushtetutën që i takon shoqërisë.

Test për zgjedhjet parlamentare?

Nuk është 2017 e përfshirë…

****

Në varësi të votave tona do kemi pjesën tonë të administrimit vendor. Nëse dalim aty ku janë pritshmëritë, patjetër do kemi pozicionin tonë në administrimin në 61 bashkitë…. marrëveshje…ne besojmë në fjalën e artikuluar.

S’keni frikë se do zhgënjeheni?

Kur bëhet publike…gjithcka është e hapur, në ambiente publike u bënë deklaratat

Në PS nuk shkuat

Nuk më takon të shkoj atje, s’jam pjesë e atij koalicion

***

Do dëshironit një aleancë me PD nëse do kishit një ftesë?

Jo, s’bëj trajtime të natyrës hipotetike

***

SHQUP-i po modernizohet estetikisht, ajo ndërtesë ka nevojë të strukturohet nga pikëpamja e filozofisë politike…ju që keni mundësi të merrni informacione edhe nga brenda, dicka po ndodh edhe nga brenda…asgjë kundër zotit Basha, me ca shikoj nuk lihet i lirë të operojë me vullnetin e tij,

Keni marrë iniciativa të takoni zotin Basha?

S’kam asnjë lloj problemi të takoj zotin Basha, jemi njerëz civil, asgjë s’është tabu.

***

Do jetë Tirana një pikë e fortë për partinë tuaj?

Absolutisht po, ne mendojmë se do kemi së paku trefishin e votave që kishim në zgjedhjet e fundit

Një mendim për kandidatin e PS për Tiranën?

Është zgjedhje e PS, s’mund të futem në profilin e tij më shumë se sa kryeministri që e ka zgjedhur, natyrisht që FRD do mbështesi Veliajn pa rezerva.

Po për zotin Halim Kosova?

Padyshim që e njoh jo thjesht politikisht, prej vitesh, kam mjaft respekt për zotin Kosova, profesionist, i uroj sukses.

Qytet tjetër jashtë Tiranës ku do jetë e fortë FRD?

Jemi të fortë në qytetet kryesore, Tiranë, Durrës, Elbasan e të tjera…kemi pritshmëri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura