Koalicioni kundër presidentit

Jun 25, 2016 | 10:06
SHPËRNDAJE

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që gjatë dhjetë ditëve të ardhshme të ratifikohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Por, partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) thonë se kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi që, siç thonë ata, duhet një konsensus më i gjerë për t’i siguruar votat e nevojshme.

thaci

Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi, që Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të ratifikohet në Kuvend në dhjetë ditët e ardhshme, është hedhur poshtë nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Sipas përfaqësuesve të koalicionit, kjo çështje nuk mund të bëhet gjatës javës së ardhshme, pasi sipas tyre, ka mospajtime edhe brenda këtyre dy partive (PDK-LDK) dhe se duhet të arrihet një konsensus për të siguruar votat e nevojshme për ratifikim, shkruan ‘Zeri’.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë ditë më parë për mediet vendore se është mirë që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë brenda 10 ditëve të ardhshme këtë marrëveshje, pasi, sipas tij, Kosova mund të vonohet në procese të rëndësishme, duke aluduar kështu për procesin e liberalizimit të vizave që nga ana e Komisioni Evropian është kushtëzuar me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura