Pse iku Xhafaj? Berisha: Filloi të kafshojë, ja kush janë “gjeneralët” që nuk u arrestuan dot

Nov 19, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Sali Berisha është shprehur se dosja hetimore që çoi në operacionin policor “Vol-Vo 4”, nuk ka arrestuar ata që ish-kryeministri i quan “gjeneralë”. Fatmir Xhafaj u largua nga Edi Rama nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme për shkak se “filloi të kafshojë”, tha Berisha në një intervistë televizive.

1542646842_FotoBerishedheBabaramo

“(Xhafaj) U largua për të shpëtuar zotin Gjushi. Se dosja 339 fakton si drita e diellit të lidhjes të Gjushit me Avdylajt, e dy ministrave me Avdylajve e të tjerë, Ardian Çelës së OSHEE-së kokë e këmbë të lidhur me krimit.    Fakton se si qindra e qindra miliona shkuan në tendera nga Ardian Çela me urdhër të tyre. Ardian Çelala është njeri shumë i çmuar i familjes Rama. Fakton se familja Ndoka, më i dashuri në të gjithë veriun e Rdi Ramës ka marrë të gjithë tokat në bregdet, shumicën, nga Shëngjini ne Velipojë, i ka grabit, i ka plaçkit”, tha Berisha në emisionin “5 Pyetjet” në Report Tv, “fakton se eksponentë të lartë të PS si Ditzi Bushati, janë të lidhur me një bandat kryesore të Shkodrës, me Safet Rustemin dhe Pëllumb Gjokën. Ditmiri më shumë flet me Pëllumb Gjokën se me Gramoz Ruçin për shembull”.

“Këto i dinte Xhafa dhe tani filloi të kafshojë”, theksoi Berisha.

Pse e sulmonit?

“Për shkak se ai kishte lidhje me të vëllanë se ai përdori metoda të sigurimit të shtetit me Ardian Veliun, siç ishte rasti i Alizotit që nxori të gjitha të palarit të tyre. Përdori metoda të rrezikshme dhe për këto meriton të dergjet në burg për vite e dekada”, u përgjigj ish-kryeministri.

Berisha tha më tej: “Cila ishte dorëheqja e Xhafajt? Tipike mafioze, Asnjë deklaratë. Ai sikur të ishte mazhordom i sarajeve të Surrelit dhe jo ministër i brendshëm, mbylli gojën se s’fliste dot”.

Kush mund të kafshohej?

“Mund të kafshoheshin Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, ishin disa, këta janë ku të kapësh më parë… ishin Klosi, ishin disa. Dosja 339 mbeti, nuk shkoi aty ku duhet, se në dosjen 339 këta ishin ushtarë, gjeneralë ishte Gjush Dako, Gjiknuri, Ardian Çela, Blendi Klosi, Arben Ahmetaj, këta ishin gjeneralë, është dosje e tmerrshme ajo, dhe si e ngjashme asaj pastaj”, tha Berisha.

“Prokurorët që përgatitën atë dosje për dy vite u asgjësuan. (Dosja) Nuk u ekzekutua se Gjushi ishte kryesor. Nëse themi të bëjmë operacione fasadë është tjetër punë. Mos harro se filluan lirimet e para, u liruan deputetët. Ata kanë qenë ushtarë. Çuko zbatonte çdo udhër të Avdyljave dhe bandave me radhë. U bë një veprim më shumë farsë. Se e panë ata. Cili ishte mesazhi i largimit të Xhafës? Ky iu arrestoi, por unë e largova”, u shpreh Sali Berisha.

Dosja 339 tregon se Edi Rama ka vrare votën e shqiptarëve, theksoi ish kreu i qeverisë.

***

Berisha: Rama ka gisht në arratisjen e Gruevskit, arsyeja është se…

“Është Edi Rama në mes” të arratisjes së Grevskit në Hungari nga Shqipëria, u shpreh ish-kryemistri Sali Berisha.

Untitled

Dukale u ndaluar te dënimi që ka marrë Gruevksi nga drejtësia maqedonase për blerjen e një makine të blinduar duke abuzuar me fondet publike, Berisha tha se edhe Rama, ka blerë një makinë të blinduar me një çmim si ish-kryeministri i Maqedonisë.

“E dini pse po dënohet (Gruevski)? Se ka importuar një “Benz” të blinduar siç importoi Rama. Kur u bë kryeministët aty ishte një makinë e trashëguar nga Meta ose Nano, ishte aty, jo përderke po ishte. Më vonë, të huajt kërkuan makinë të blinduar, ne blemë një parkut të delegacioneve. Gruevski e bleu për vete, Rama mori atë makinën. Ajo ra dhe bleu tjetrën para një vit e gjysmë me çmimin e Gruevskit”, tha Berisha.

“Ja bëri nderin për shkak të krimit të përbashkët që kanë bërë atë pyet Edi Ramën”, tha Berisha, duke aluduar se kryeministri Rama ka ndihmuar Gruevskin të arratisej përmes Shqipërisë.

***

Koalicion PD-LSI në zgjedhje? Berisha jep formulën. Tregon edhe marrëdhëniet me Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha shpërehet se opozita duhet të testojë edhe më pas të vendosë për formën që do i çojë më të sigurt drejt fitores, në zgjedhjet e ardhshme. “Gjithçka duhet të jetë në funksion të fitores”, tha Berisha në emisionin 5 “Pyetjet”.

“Çdo zgjedhje është një betejë. Rezultati është para së gjithash përgjegjësi e liderit. Vendimet që merr ai, janë atribut i tij. Por nuk thotë njeri që zgjedhjet s’janë përgjegjësi e tij. Pas çdo palë zgjedhje duhet bërë analiza, sesi do bëjë është në tagrin e tij. Çdo zgjedhje është e detyrueshme”, tha ish-kreu i qeverisë.

I pyetyur për marrëdhëniet me kreun e PD-së, Berisha tha: “Unë jam i dorëhequr dhe s’kam më lidhje në drejtim. Konsultohet Basha herë pas here, sipas gjykimit. Nuk ka rëndësi për mua, është i lirë të marrë çdo vendim. Takohem zakonisht me të, rregullisht”.

Në zgjedhje, PD-LSI bashkë apo me kandidatë më vete?

“Duhet të testojnë për formën që i çon më të sigurtë drejt fitores. Zgjedhjet bëhen me testim, koalicion i pjesshëm, koalicion i plotë, varet. Gjithçka duhet të jetë në funksion të fitores së zgjedhjeve”, tha Berisha.

***

Berisha për Sandër Lleshin: Formalisht duhej dekretuar, por është kartë e djegur, ka përgjegjësi për…

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se, Sandër Lleshi formalisht duhej dekretuar, por moralisht është një kartë e djegur.

a

Në emisionin 5 “Pyetjet” në Report Tv, Berisha tha: “Formalisht, pas plotësimit të kushteve kushtetuese, ai duhej dekretuar. Moralisht, ai ishte tërësisht letër e djegur. Sandër Lleshi, në thyerje të nenit 186 të Kushtetutës, ka marrë përsipër detyra të tjera, çka kushtetuta ia ndalon ushtarakut aktiv, jo në rezervë. Së dyti, Sandër Lleshi ka bërë hapin e dytë madhor në shkelje të kushtetutës, ka paditur presidentin e Republikës për dekretimin e tij, në një kohë kur kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, vendimet e të cilave janë normë kushtetuese për vendin, kanë vendosur në vitin 2002 se nuk mund të trajtohen në gjykatë, dekretet e presidentit. Mafiozët e kryeministrit, e kanë bindur gjeneralin që të paditë presidentin dhe të gjejë 2-3 gjyqtarë që t’i japin të drejta që nuk i takojnë. Ai dërgoi propozimin e Ramës për heqjen e spaletave, por faktikisht u emërua ministër në rrafshin moral si një kufomë e pakallur. Ky është vlerësimi im. Formalisht u respektua kushtetuta. Presidenti veproi në kushte in-extremis, por veproi në kushte kur e vendosën në kushte më in-extremis. I kërkuan të dekretojë një ministër në dhunim të Kushtetutës. Presidenti nuk mund të kthejë ministra, por është i obliguar të respektojë kushtetutën. U tregua luajal me germën e kushtetutës, e dekretoi, në rrafshin moral, ai s’meritonte të dekretohej. Ishte një delikuent në raport me kushtetutën, kishte mbajtur funksione të tjera, që neni 186 i Kushtetutës e pengonte. Paditi presidentin për interesa personale”.

Sipas ish-shefit të qeverisë, opozita nuk priste që Edi Rama të tërhiqej nga propozimi, pasi ministri i ri i Brendshëm identifikohet me maxhorancën. Sandër Lleshaj, theksoi Berisha, mban përgjegjësi për kanabizimin e vendit, pasi ka qenë për një kohë të gjatë këshilltar i Ramës.

“Jo, sepse për opozitën, si Sandër Lleshi, apo të gjithë, një çorbë janë. Ata nuk kanë ndryshim njëri nga tjetri. Janë narko-mazhorancë. Nuk di të ketë lidhje me kanabisin, por është këshilltari i autorit që e ktheu vendin në kanabistan. Ka për detyrë që çdo tre muaj të mbledhë të dhëna. E rikujtoj disa herë mbledhjen e Komitetit të Sigurisë, gjatë qeverisë së mëparshme. Ky ka rol të kërkesave tek kryeministri. Ka përgjegjësi”, tha Berisha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura