Klubi shqiptar bën goditjen e madhe, Lorik Cana bind Pandevin për…

Jul 15, 2020 | 19:35
SHPËRNDAJE

Shkëndija e Tetovës ka bërë goditjen e merkatos së verës, teksa ka arritur marrëveshjen për afrimin e sulmuesit Ljupçe Doriev. Ky i fundit është një nga lojtarët më të mirë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ku ka shkëlqyer me Akademija Pandev këtë sezon.pjimage (4)

Shkëndija e donte me çdo kushte lojtarin dhe tani thuhet se është arritur marrëveshja mes palëve.

Sipas “sportmedia.mk”, për bërë të mundur kalimin e sulmuesit të majtë te Shkëndija, ka punuar edhe Lorik Cana, i cili duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira që ka me Goran Pandev, ka folur dhe e ka bindur që Doriev të kalojë te ekipi tetovar.

Ljupce-Doriev

24-vjeçari i cili është edhe pjesë e Maqedonisë së Veriut, do të jetë pjesë e Shkëndijës nga sezoni i ardhshëm, me zyrtarizimin që pritet të vijë shumë shpejt.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura